Skënderbeu do të ndeshet me Laçin ndërsa Kukësi me Flamurtarin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Këto janë çiftet gjysmëfinaliste të dalë nga shorti i hedhur pak minuta më parë në FSHF.
Nga katër skuadrat e mbetura, vetëm Flamurtari dhe Laçi e kanë fituar, ndërsa Skënderbeu e Kukësi janë në kërkim të suksesit të parë.
Takimet e parë do të jenë në Laç e Vlorë, më 6 prill, ndërsa kthimi pas dy javësh, më 20 prill, në Korçë e Kukës.