• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Gjysma e Shqipërisë u kaloi fqinjëve”, Duka për vendimet e Londrës: Trojet shqiptare, kurban për të shpëtuar Europën

by A R
28/11/2025 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjysma e trojeve shqiptare u bënë kurban në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës për të shpëtuar Europën nga Lufta e Parë Botërore. Kështu u shpreh historiania Valentina Duka në “Çdo kënd” me Merita Hakljan në A2 CNN, duke rikthyer në vëmendje, vendimet e asaj konference që  përcaktuan kufijtë e shtetit të ri shqiptar, që i shkëputën Shqipërisë gjysmën e territorit të saj etnik.

Në A2 CNN Duka shpjegon se konferenca u zhvillua në Londër dhe jo në Paris, sepse ministri i Jashtëm britanik, Eduard Grey, i cili drejtoi punimet, nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Ballkan. Por ai donte të balanconte presionet e fuqive të tjera, sidomos Francës dhe Rusisë, që mbështesnin pretendimet e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë mbi trojet shqiptare.

“Nëse konferenca do mblidhej në Paris vendimet mund të ishin më të dëmshme për Shqipërinë dhe ata do të luftonin për ekzistencë si shtet me kufij sa më të gjerë brenda territorit të Shqipërisë natyrore dhe këmbëngulën të bëhej në Londër pavarësisht se nuk ishte aq e thjeshtë sa Parisi. Ai që do ta drejtonte ishte Eduard Grei ministri i Jashtëm i Anglisë, kurse shtetet e tjera do të përfaqësoheshin nga ambasadorët e atashuar në Londër. Eduard Grei mbajti qëndrim më neutral, por do të merrte ato vendime sepse Anglia nuk kishte interesa direkte në Ballkan. Dy blloqet kundërshtare ishin krijuar. Ai mendonte se nëse nuk do respektoheshin edhe Franca e Rusia që nuk ishin për ekzistencën e një Shqipërie të madhe se  mbështesnin interesat e Serbisë, Malit të zi e Greqisë. Ai mendonte se nëse nuk do merreshin këto vendime lufta e parë do kishte filluar që në dhjetor të 1912-ës”, tha Duka.

Sipas historianes, Grey ishte i vetëdijshëm se vendimet do të dëmtonin Shqipërinë, gjë që i konfirmohej vazhdimisht nga komisionet që vizitonin terrenin dhe raportonin se vijat e kufirit ndajnë shqiptarët me shqiptarët.

“Sa herë i dërgonin Eduard Greit mesazhe, memo, anëtarët e vet në komisionet që erdhën në Shqipëri për të konturuar Shqipërinë politike që keni marrë një vendim të dëmshëm se kudo ku shkojmë që piketojmë kufijtë, ndajmë shqiptarët me shqiptarët. Ai i kthente përgjigje; jam i sigurt për këtë por Ishte vendimi i duhur në kohën e duhur për të shpëtuar Europën nga lufta e parë botërore”, theksoi historiania.

Sipas Dukës, më 22 mars 1913 u përcaktuan kufijtë veriorë dhe më 11 gusht ata jugorë, duke u kaluar shteteve fqinje gjysmën e territorit të Shqipërisë natyrore, për të shpëtuar Europën.

“Me 3 vendimet që u morën në konferencën e ambasadorëve më 22 mars u piketuan kufijtë veriorë dhe në 11 gusht kufijtë jugorë ku u kaloi shteteve fqinjë gjysma e Shqipërisë natyrale që Europa të ruante stabilitetin në rajon, por dhe një implementim i dëshirës dhe interesave strategjike të fuqive të mëdha që nuk dëshironin ekzistencën e Shqipërisë politike të asaj kohe. Fatmirësisht me këmbënguljen e Italisë e Austro-Hungarisë, Shqipëria politike u bë, nuk u bë siç e deshi elita politike më 28 nëntor, por u bë Shqipëria që kemi sot me gjysmën e territoreve natyralë”.  

Next Post
VIDEO: Festuan 28 Nëntorin me drift në bulevard, Policia e Tiranës ndëshkon tre shoferë

VIDEO: Festuan 28 Nëntorin me drift në bulevard, Policia e Tiranës ndëshkon tre shoferë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In