Policia ka marrë nën mbrojtje më shumë se gjysmën e 2.300 qendrave të votimit në Katalonjë ku autoritetet separatiste kërkojnë të zhvillojnë të dielën një referendum të ndaluar, njoftoi sot përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Katalonjë.
“Nga 2.315 qendra votimi, 1.300 janë tashmë në ruajtjen e forcave të rendit katalanase, sqaroi për median e huaj, prefekti Enric Millo.
Ai saktësoi se 163 nga këto qendra janë vulosur dhe zaptuar nga aktivistë, u lejohet për të dalë, dhe se askush nuk kishte më të drejtë për t’u futur në këto ambjente.
Gjykata spanjolle urdhëroi mbylljen e shkollave dhe ambjenteve të tjera lokale që do të përdoren për të pritur konsultimin e ndaluar të së dielës.
Ajo urdhëroi gjithashtu policinë rajonale, Mossos Esquadra, për të monitoruar hyrjen e të gjithë materialit zgjedhor dhe për t’a konfiskuar atë nëse do të jetë e nevojshme./b.d











