• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjysma e politikanëve tanë, vegla të agjenturave të huaja

by Artur Ajazi
20/11/2020 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ndryshimi sistemit politiko-social në Shqipëri, 30 e ca vjet më parë, natyrisht ishte dhe mbetet një ëndërr e madhe ndoshta e (pa) realizueshme për shumicën e shqiptarëve. Ndryshuan shumë gjëra thelbësore, si politika, funksionimi i institucioneve, ndryshoi Kushtetuta, ligjet, ndryshoi koncepti mbi Parlamentin, deputetin, ministrin, kryeministrin, punën, pagën, shpërblimin, shkollimin, dhe gjithçka lidhej me jetën dhe zhvillimin.Veç një gjë mbeti e pandryshuar. Mentaliteti i shumicës së shqiptarëve mbi politikanët.

Ata ende edhe sot i shohin ata si “engjëj”, madje dikë edhe si “Zeus”.I shihnin ata si njerës të jashtazakonshëm, si jashtëtokësorë, si specie që kanë lindur sot dhe sot janë bërë të “mëdhenj”, madje ka akoma që i dëgjojnë ata edhe kur flasin idiotësi, me gojë hapur. Por realiteti ka qenë krejt ndryshe. Zgavrat e politikës dhe partive tona pas 1990, u mbushën nga kreu në fund, me “gjetje” brilande të agjenturave të huaja. Gjithkush e di fare mirë se si, ata që pretenduan se “sollën demokracinë në Shqipëri” nuk ishin gjë tjetër veçse skorje të ish-Sigurimit, dhe vegla të bindura të shërbimeve sekrete të huaja.

Çdokush nga ne, e kujton se si u krijua Partia Demokratike (apo dhe partiçkat e tjera), apo se si pas fitores në zgjedhjet e Marsit 1992, krerët e saj u detyruan të vihen në rresht, të mblidhen kokëulur në bodrumin e një ambasade të njohur, për të marrë “detyrat”, për të caktuar ministrat, dhe për të firmosur mbi kursin e drejtimit të vendit. Gjithkush e di fare mirë sot (sepse letrat janë hapur) se si punoi qeveria e asaj partie nga 1992 deri në 1997, (apo dhe nga 2005 deri 2013) se si shiti për skrap gjithë pasurinë e vendit, se si zhvati milionat e shqiptarëve me firmat piramidale, se si vendi u mbush me udëbashë nga veriu në jug, se si ish-SHIK-u famëkeq, u kthye në tmerr për segmente të caktuara të shtetit deri tek gazetarët, se si u vodhën dhe u shitën,flota detare, armatimet, municionet, se si u shkatërruan bregdeti dhe riviera,se si u mbushën qytetet me të ardhur pa asnjë plan dhe kriter, nga çdo cep i vendit, duke boshatisur dhe shkretuar mijëra fshatra në gjithë Shqipërinë.

Askush nuk mund ti bënte këto marrëzi, këto krime kaq mizore ndaj vendit dhe popullit të tij, në rast se nuk do të ishte kontigjent i shërbimeve sekrete të huaja. Askush nuk do ti bënte vendit të tij, masakrën e 1997, në rast se nuk do të ishte përfshirë në skandale financiare dhe krime të tjera ende të pandëshkuara. Sot e kësaj dite vendi, vuan pasojat e atij drejtimi monstruoz, nga një qeveri e shitur, nga ministra të shitur, nga një ish-kryeministër komunist, që edhe pas largimit, tentoi të djegë vendin për tu rikthyer në pushtet. Shqipërisë ka 30 vjet që nuk i ndahen politikanët e shitur, që e kanë marrë peng sistemin pluralist, kanë marrë peng të ardhmen e të rinjve të shkolluar brënda dhe jashtë vendit.

Ata akoma dhe sot nuk i kanë shkëputur lidhjet me “historitë e vjetra”, ata dhe sot janë vegla të bundura të padronëve të tyre, pasi me ndihmën e tyre, ata kanë ardhur në pushtet dikur dhe kanë kryer krime të llahtarshme. Shqiptarët presin të shohin ndëshkimin ligjor, ndaj atyre që prej 3 dekadash, u kanë zënë rrugën, frymën, dhe mbajtur peng të ardhmen. Çdo qindarkë dhe çdo pasuri e vjedhur, duhet të shkojë atje ku është marrë. Ky popull nuk mund të presë me shekuj, që demonët dhe veglat e bindura të shërbimeve sekrete antishqiptare, të bëjnë akoma hije dhe karrierë në skenën politike.

Next Post
Një grua aksidenton 14-vjeçarin në Tiranë, përplas gjithashtu dy makina të parkuara

U raportua për të shtëna, policia: Në ish-Bllok ka ndërruar jetë një 67-vjeçar nga infarkti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In