Këngëtarja simpatike Rosela GJylbegu të shtunën ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”.
Si edhe gjithë të tjerët, edhe Rosela pati fatin që gjendej përballë një pyetje të sikletshme, shkruan lajmi.net.
Ajo u pyet se cila është këngëtarja me të cilën nuk do të bënte kurrë duet, e emri që e tha ishte Enca Haxhia.
Edhe pse ishte pjesë e lojës, duket se Enca e kishte marrë me shumë ashpërsi atë fjalë saqë e quajti atë “gjyshe”.
Ndërsa, përmes një fotografie në rrjetin social Facebook, Rosela i përgjigjet Encës me fjalët “Mund të isha bërë shumë gjëra, por zgjodha të jem vetvetja,”.