Pas verifikimit të pasurisë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Vitore Tusha doli një figurë e pastër e gjyqësorit, me pasuri të justifikuara por, KPK dhe ONM nuk janë mjaftuar me kaq.
Asaj iu kërkua t’i përgjigjej disa pyetjeve teorike dhe juridike për aftësitë, për të cilat gjyqtarja Tusha kërkoi kohë. Ajo u pyet mbi Konventën Evropiane, barazinë para ligjit apo kufizimin e lirisë.
Vitore Tusha është e para që pranon të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në seancë dëgjimore është i pranishëm edhe përfaqësuesi i ONM, Teo Jacobs.
Relatorja bëri të ditur se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë thotë se deklarata e pasurisë së Tushes është e saktë, nuk ka deklarim të rremë dhe është i justifikuar.
Janë hetuar të gjitha pasuritë e gjyqtares, si një apartament në Tiranë, tokë arë 500 metra në Farkë, ndërsa nga një apartament në gjirin e Lalzit, i ka mbetur pa likujduar dhe 15 mijë euro.
Relatorja u shpreh se të gjitha janë të justifikuara sepse u vlerësuan të gjithë dokumentet. Edhe DSIK thotë se konstatohet përshtatshmëri e figurës së Vitore Tushës./a.m.