• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtarja që i hapi dyert e qelive të fortëve/ Kreu i ILD-së: 5 vendime në shkelje të ligjit me dashje, por për shkak të paaftësisë

by Java News
25/02/2021 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i ILD-së, Artur Metani është shprehur se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka liruar “me dashje”, jo për shkak të paaftësisë së saj duke sjellë në vëmendje 5 raste, të shkeljes së ligjit, mes tyre edhe lirimin e Hekuran Billës, të vrarë pak muaj më parë të Komuna e Parisit.

“Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit displinor rezulton se nga ana e magjistrates Enkelejda Hoxha janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:  Mospërmbushjen e pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit; Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin; Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe në mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal; Mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal në dhënien e vendimit; Nxjerrja e akteve të paarsyetuara, në të gjitha ato raste kur ligji kërkon nxjerrjen e aktit në formë të arsyetuar. Në 5 procese gjyqësore është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, të cilat detyrimisht duhet të jenë të arsyetuara, në zbatim të procesit të rregullt ligjor, dhe mundësisë për ushtrimin e kontrollit të tyre jo vetëm gjyqësor por dhe në këndvështrim të kontrollit për efekt procedimi disiplinor.

Në analizë të kriterit “shkalla e fajësisë dhe motivi”  në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor paraprakisht vlerësohet se: veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates në çështjet objekt hetimi, nuk janë kryer në kuadër të paaftësisë së saj profesionale, por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm nga ana e saj; Nuk janë respektuar dispozitat penale me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv, ndalues dhe me një përmbajtje të drejtpërdrejtë dhe lehtësisht të kuptueshme për lirimin e të dënuarit, ku përvoja e gjatë profesionale në detyrë e magjistrates e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita; Këto veprime/mosveprime të saj janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar në 5 procese gjyqësore me të njëjtin kërkues Hekuran Billa dhe në 1 proces tjetër me kërkues I.P.

Në këto kushte, arrihet në konkluzionin se shkeljet disiplinore janë kryer nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha me “dashje direkte”. Sjellja në vijimësi e magjistrates nën hetim Enkeleida Hoxha mbi kërkesat e të dënuarit H.B duke shmangur pa shkak ligjor gjyqtarët e tjerë nga gjykimi i kërkesave të tij, pranimi i 5 kërkesave në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante të tij, duke sjellë edhe lirimin e të dënuarit Hekuran Billa nga burgimi i cili nga një vendim fillestar me burgim të përjetshëm nga  autoriteti i huaj gjyqësor, pas njohjes së tij me 25 vite burgim, përfundoi duke vuajtur në shtetin shqiptar vetëm 3 vite burgim në një kohë që mas dhënies së vendimit të njohjes nr. 1016/2016, i kishin mbetur për të vuajtur edhe 16 vite 4 muaj referuar urdhërit të ekzekutimit të prokurorit, provohet mungesën e kriterit objektiv të paanshmërisë në gjykim si dhe diskretiton rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit si brenda vendit ashtu edhe në marrëdhënie me autoritetet gjyqësore të huaja,vendimet e të cilave njihen dhe ekzekutohen në shtetin shqiptar“, tha Metani.

g.kosovari

Next Post
Nga 300 mijë vendet e punës, tek lufta ndaj korrupsionit/ Basha publikon listën me ‘dështimet’ e Ramës

Nga 300 mijë vendet e punës, tek lufta ndaj korrupsionit/ Basha publikon listën me ‘dështimet’ e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara mblidhen për rishikimin e praktikës “arrest me burg”

Paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara mblidhen për rishikimin e praktikës “arrest me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In