• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari që u kap me 340 mln lekë kërkon lirinë

by A R
21/11/2017 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari Shkëlqim Miri ka apelur masën e sigurisë së dhënë nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda, që e la atë në arrest me burg.

I akuzuar për korrupsion dhe i pezulluar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkëlim Miri i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për zbutjen e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpiak shkruan TCH.

Më 12 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda vlerësoi të ligjshëm ndalimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, e vendosi ndaj tij masën “arrest me burg” me dyshimet se ai ka kryer korrupsion për të lehtësuar pozitën para drejtësisë të Gentian Dodës, i dorëzuar prej amerikanëve si një i shumëkërkuar.

Në atë seancë iu tregua gjykatës mbi përgjimet e kryera ndaj kushëririt të gjyqtarit, Kujtim Mirit, që shfaqet në kamera duke marrë një valixhe me lekë, të dorëzuara nga ndërmjetësi tjetër Alban Buçi, aktualisht i shpallur në kërkim.

Prokuroria thotë se, pas këtij momenti, Alban Buçi njofton në “ëhatsapp” Gentian Dodën, që priste vendimin në burg.

“Rri pa merak, i dorëzuam dokumentet. I thamë s’kemi gjë tjetër, vetëm shpirtin. Do të dalësh nga mesi i muajit tjetër”, thotë ndërmjetësi.

Avokati i Shkëlqim Mirit, Ardian Visha këmbëngul se kjo shumë do të shpenzohej për kurimin e klientit të tij, që sipas tij vuan nga një tumor.

Shkëlqim Miri, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë u ndalua me urdhër të Prokurorisë për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij iu sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mije euro, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Shkëlqim Miri ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje për Gentian Dodën i ekstraduar kohë më parë nga Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë më datë 27 nëntor kërkesën e gjyqtarit për t’i zbutur masën e sigurisë./a.m.

Next Post
Mocioni i opozitës hedh poshtë Qeverinë Mustafa

Zgjedhjet në Kosovë/ Gara për Prishtinën, LDK: Të rishikohen votat e pavlefshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In