• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjyqtari që s’merr vendim pro Berishës do shkojë në burg”/ Kërcënon Noka, sulmon edhe Bashën me Alibeaj: S’janë politikanë profesionistë

by Java News
01/07/2022 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaron se ata deputetë që nuk do marrin pjesë në protestën e 7 korrikut nuk janë politikanë, por thjeshtë janë zgjedhur aksidentalisht deputetë.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Noka e pagëzoi si grupi “BAB” treshen Basha, Alibeaj, Bardhi dhe që sipas tij janë fake opozitë dhe gjithçka e bëjnë në funksion të Edi Ramës.

Për Nokën, ata po bëjnë gjithçka që të dëmtojnë protestën duke synuar të shtojnë numrin e deputetëve që nuk do ti bashkohen masës së demokratëve më 7 korrik.

“Deputetët që nuk do marrin pjesë në protestë nuk janë politikanë profesionistë, por për shkak të disa rrethanave janë bërë aksidentalisht deputetë” tha Noka.

Me nota irrituese Noka u shpreh se është e papranueshme për një opozitar e aq më keq si një deputet që nuk merr pjesë në një protestë kombëtare të thirrur nga të gjitha strukturat e PD.

“Çdo qytetar që proteston ndaj kësaj qeverie duhet të mbështetet. Madje, unë po them se nëse edhe Alibeaj do të bënte një protestë kundër Edi Ramës, unë do të shkoja dhe do ta mbështesja” tha Noka.

Numri dy i PD-së i mëshoi edhe një herë faktit se të tre si Basha, Alibeaj dhe Bardhi punojnë në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe sipas tij kjo duket më shumë gjatë seancave parlamentare kur Alibeaj merr fjalën pikërisht që të mos flasin deputetët e tjerë të PD si Berisha, ai vetë dhe drejtuesit e tjerë të partisë.

“Unë e kam thënë edhe më parë që kam informacione që Edi Rama dhe Lulzim Basha janë takuar në një lokal në Dhërmi dhe kanë rënë dakord për disa çështje që dëmtojnë opozitën”, tha Noka.

Lidhur me vendimin e gjykatës që pritet të merret se kujt do ti japë të drejtë, Sali Berishës apo kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj, Noka foli me nota të forta.

“Asnjë gjykatës nuk mund të luajë me mundin, djersën dhe gjakun e demokratëve. Do shkojë në burg çdo gjykatës që manipulon fakte dhe provat që kemi vënë në dispozicion për mbajtjen e dy kuvendeve të dhjetorit të vitit të kaluar.

Kuvendi i “Foltores” ishte mbi bazën e parimeve demokratike, ndërsa ai i mbajturt nga Basha mbi bazën e mashtrimit”, tha Noka.

Ai e quajti protestën e të enjtes si fillimi i një organizimi gjeneral të PD që do kulmojë me zgjedhjet lokale të vitit 2023.

“Në vjeshtë do nisim përzgjedhjen e kandidaturave për kryetarë të bashkive nëpërmjet primareve dhe synimi ynë do jetë fitorja, por në mënyrë specifike të fitojmë kryeqytetin”, përfundoi Flamur Noka.

g.kosovari

Next Post
Shkatërrohet 90% e prodhimit nga breshëri në Korçë, fermerët: Është një tërmet për ne, shteti të na…

Shkatërrohet 90% e prodhimit nga breshëri në Korçë, fermerët: Është një tërmet për ne, shteti të na...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..

January 24, 2026
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

January 24, 2026
Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 24, 2026
Plumbi që del nga goja

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

January 24, 2026
Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

January 24, 2026
Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

January 24, 2026
Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In