Alarm në Katalonjë për favorizim Realit në ndeshjen kundër Barcelonës. Dy gazetat sportive të Barcelonës “El Mundo Deportivo” dhe “Sport” kanë publikuar akuzat e një gjyqtari ndaj Komisionit të e Arbitrave për presion për të favorizuar Realin.
Sipas gjyqtarit, emri i të cilit mbetet anonim, Komisioni i Arbitrave po ushtron ndikimin e tij që Reali të favorizohet në fushë, gjatë supersfidës së 21 Nëntorit në “Santiago Bernabeu”.
Sipas radios “COPE”, që publikoi edhe një dokument zyrtar, avokati Hernandez ka paraqitur një denoncim zyrtar në Prokurorinë e Anti-Korrupsionit të Barcelonës, për të hedhur dritë mbi këtë çështje.
Në denoncim theksohet se gjyqtari është telefonuar nga Jose Angel Jimenez Munoz Morales, i cili aktualisht ka rolin e anëtarit në Komitetit Teknik të Gjytarëve spanjollë dhe ish-kandidat për zgjedhjet komunale të Madridit në vitin 1999. Ai akuzohet se në mënyrë të hapur i gjyqtarit që të favorizonte Realin në duelin me Barcelonën.
Telefonata, e cila nuk ishte e para e këtij lloji, është bërë në shtator. Morales akuzohet gjithashtu se kontaktoi edhe një prej gjyqtarëve favoritë për të drejtuar “El Clasicon”, duke i kërkuar që episodet e ndeshjes të jenë në favor të Realit.