Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë nën hetim ëpr korrupsion 3 gjyqtarë të apelit në Durrës.
Ata dyshohet se udhëtuan në Spanjë për të ndjekur ndeshjen Barcelona-Real Madrid me paratë e një biznesmeni.
Ky i fundit ka një çështje në shqyrtim pikërisht nga këta gjyqtarë, çka ka bërë që organi i akuzës të nisë hetimet.
Mes 3 gjyqtarëve nën hetim ëhstë edhe Petrit Çeno. Ai është babai i Enri Çenos, i cili ishte një prej kandidatëve për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike./a.m.