Gjyqtari kroat Bruno Mariç është sulmuar në një restorant dhe ka pohuar se sulmuesit ishin përkrahës të Hajdukut të Splitit. Incidenti ka ndodhur në një restorant në qytetin e Stobrecit, afër Splitit.
“Rreth orës 15:30 në një restorant në Stobrec më shumë se një person i paidentifikuar sulmoi një qytetar , i cili tani po trajtohet në spital”, ka thënë zëdhënësja e policisë së Splitit, Sanja Nazliç.
Gjyqtari Mariq nuk pëlqehet nga fansat e Hajdukut, të cilët besojnë se ai favorizon rivalët Dinamo Zagrebit dhe fajin ua ka lënë anëtarëve të grupit Torcida, transmeton Koha.net. (b.an)