U mbajt të mërkurën seanca dëgjimore për Ervin Metallën, gjyqtar i Apelit Tiranë, kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Relatorja Xhensila Pine tha se “Ervin Metalla u shortua me përparësi sepse është kandidat për në KLGJ”
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi: “Kemi vendosur që të mbyllim hetimin administrativ për një komponent që është pasuria. ILDKPKI thotë që pasuritë e Ervin Metallës janë në rregull. Ka një apartament banimi 96 metra katrorë, burim i blerjes të së cilit janë kreditë.
Vëllai i gjyqtarit rezulton se ka investuar në bono thesari shumën prej 101 340 mijë euro”.
Ervin Metalla tha gjatë dëgjesës se duket sikur i ka ndërtuar një kurth vetes duke aplikuar për një kredi lehtësuese. “Nuk e di pse kërkesa për kredi të butë, e vitit 2006, nuk u aprovua. Institucionet shqiptare, Ministria e Drejtësisë dhe Gjykata e Lartë nuk kanë mbajtur protokollet e tyre për kopjet e kërkesës sime për kredi. Pra, unë kam bërë kërkesë për kredi dhe nuk është e vërtetë që më është aprovuar kredia e butë pa ndjekur aplikimin, siç thoshte ligji atëherë”, tha Metalla.
“Shteti më ka besuar në këto 18 vjet që të jap vendime shumë të rëndësishme dhe unë sot nuk mund të mbaj përgjegjësi se pse shteti nuk ka funksjonuar siç duhet për të ruajtur në protokoll kërkesën time kur aplikova për kredi lehtësuese”, shtoi Metalla.
a.ç