• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari Arjan Aliaj si ‘David Koperfildi’, të bën pronar si me magji ndonëse s’ke prona

by Aalison Pearse Stevens
10/10/2016 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Arjan Aliaj është një emër i njohur për publikun dhe popullin shqiptar! Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, së fundmi ai ishte objekt i një sulmi të gjerë politik dhe mediatik, si rezultat i vendimit të tij për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Shumë njerëz mendonin se sulmi i nisur kundër tij ishte vetëm politik dhe se nuk kishte asnjë bazë të mirëfilltë. Në fakt i vetmi moment poltik në sulmin kundër Arjan Aliajt ishte që sulmi nisi në çastin kur pushtetit politik ju cënuan të drejtat nga vendimmarrja e tij. Ndërkohë që populli i thjeshtë që nuk ka forcë të denoncojë, nuk ka fuqi politike të bërtasë dhe nuk ka pushtet mediatik të demaskojë skandalet e drejtësisë, nuk i del kush në krahë përballë arrogancës, prepotencës dhe paligjshmërisë së Arjan Aliajt dhe gjithë shpurrës përfaqësuese të padrejtësisë.

Gjyqtari Arjan Aliaj nuk është një emër i panjohur edhe për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili vite më parë e ka shkarkuar nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda të tij gjatë detyrës si gjyqtar. Por çuditërisht disa vite më vonë do të ishte po i njëjti institucion, pra KLD-ja, e cila do të ndryshonte qëndrim ndaj gjyqtarit, duke vendosur ta rikthente në detyrë në Gjykatën më të rëndësishme në vend, atë të Tiranës.

Me rikthimin në detyrë si gjyqtar, Arjan Aliajt ju rihap edhe një herë rruga dhe ju dha edhe një herë mundësia që të vijonte të merrte vendime në favor të padrejtësis, duke përdorur pushtetin që i ishte dhënë pikërisht për të dhënë drejtësi.

Pranë gazetës tonë është denoncuar me fakte rasti më i fundit flagrant i vendimmarrjes në favor të padrejtësisë së gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili pushtetin e dhënë nga ligji, e përdor si të ishte zot duke menduar që mund të bëjë çfarë të dojë me njerzit, fatin dhe jetën e tyre. Por gjyqtari harron vetëm një gjë, sot jemi në vitin 2016 dhe askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmb të drejtat kushtetuese dhe ligjore të të tjerëve, sikurse askush nuk toleron aq lehtë shkeljen e këtyre të drejtave, pavarsisht faktit se si është mësuar të hedhi vallen gjyqtari Aliaj dhe shumë shok dhe shoqe të tij, në sistemin e degjeneruar të drejtësisë.

Me vendimin e tij nr.7534, datë 28.09.2016, gjyqtari Aliaj ka vendosur që të pranoj një padi të ngritur nga shtetasi H.Ç, përmes së cilës atij i njihet e drejta të jetë bashkëpronar në pronat e xhaxhait të tij O.Ç, edhe pse në fakt nuk ka as edhe një lidhje me këto prona. Gjyqtari Aliaj në kundërshtim me çdo parim kushtetues, ligjor dhe pa asnjë provë, me një të rënë të çekiçit të tij të padrejtësisë, e bëri shtetasin H.Ç pronar, duke vepruar njësoj si të ishte një magjistar i vërtet dhe jo një gjyqtar.

Për gjyqtarin Aliaj nuk ka rëndësi kushtetuta, e cila në nenet 41 dhe 42 të saj, të drejtën e pronës private e quan një nga të drejtat themelore të njeriut, e cila nuk mund të cënohet nga askush, qoft ky edhe gjyqtar. Për gjyqtarin Aliaj nuk kanë rëndësi provat, të cilat në mënyrë të qartë, kokëforte dhe përtej dëshirës së tij vërtetojnë se, në fakt pronat që pretendojn benjaminët e gjyqtarit nuk janë të tyre, por të shtetasit O.Ç. Për gjyqtarin Aliaj nuk kanë rëndësi, vlerë apo peshë as Institucionet e tjera shtetërore, siç është Agjensia e Trajtimit të Pronave, apo ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili qartësisht në një dosje voluminoze ka nxjerrë përfundimin se pronar i pronave në fjalë është vetëm O.Ç dhe jo miqt e padeklaruar të gjyqtarit.

Arjan Aliaj në sistemin e padrejtësisë së ngritur prej atij vet dhe kolegët dhe koleget e tij aq shume te akuzuar nga populli dhe nga nderkombetaret, është zot dhe vepron si tillë, për këtë arsye me vendimin që ka marrë më datë 28.09.2016, me të cilën i ka dhënë të drejtë vetes të bëjë pronar persona që nuk kanë qenë kurrë të tillë, ai nuk ka bërë diçka që nuk do ta bënte çdo kush nga kolegët e tij të “nderuar”, të cilët në pritje të zbatimit të reformës në drejtësi janë lëshuar si minjt në anijen që mbytet për të marrë çtë munden këto pak ditë që kanë ngelur dhe të zhduken nga syt këmbët. Përfundimi i kësaj loje të ndyrë do të jetë, që këta personazhe do të jetojnë të qetë dhe të lumtur, duke shijuar pasuritë përrallore dhe të pafundme të krijuara në kurrizë të drejtësisë, ndërsa populli do të jetë akoma në pritje të drejtësisë.

Për gjyqtarin Aliaj, dhe gjithë kastën e tij, ka rëndësi vetëm një gjë, dhënia e padrejtësisë në emër të drejtësisë së vrarë, grabitur dhe përdhunuar shqiptare. Prandaj duhet që shoqëria shqiptare ti jap fund një herë e mirë ekzistencës së kësaj korporate të padrejtësisë, e cila për tu pasuruar vet po shkatërron çdo qelizë të shtetit, drejtësisë dhe shoqërisë shqiptare. /Boom.al

aliaj 1

Next Post
(FOTO) Policia italiane bën “tre piksh” në apartamentin e një shqiptari

(FOTO) Policia italiane bën “tre piksh” në apartamentin e një shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com