• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqtari i akuzuar: Ju tregoj si i ndërtova vilat e mia, paratë që më la babai

by S M
24/02/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qershor të vitit 2015, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kallëzoi penalisht në Prokurori, gjyqtarin e Apelit në Vlorë, Petrit Aliajn për fshehje pasurie, deklarim të rremë, falsifikim dokumentesh, transferta të dyshimta etj.

Më 28 shator të 2015, Ministria e Drejtësisë, bazuar në dosjen e ILDKP, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin e gjyqtarit.

Ndërkaq, KLD, në mbledhjen e 10 shkurtit të 2017, vendosi rrëzimin e kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë. Më shumë se sa vendimmarrja e KLD, në këtë mbledhje, befasues është rrëfimi i gjyqtarit para KLD, i cili sqaron burimin e pasurisë së tij, raporton Shqiptarja.com.

Petrit Aliaj ka deklaruar troje, një vilë me vlerë rreth 200 mijë USD, hua 25 milionë dhrahmi, llogari bankare, 47 mijë USD të ardhura për një vit dhe transaksione të tjera, të cilat sipas ILDKP nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të gjyqtarit. Por, referuar procesverbalit të mbledhjes së KLD, gjyqtari Petrit Aliaj, duke sqaruar burimin e parave thotë se u ka marrë borxh babit dhe vëllait, ndërsa djali i tij ka punuar në të zezë në Greqi.

“Kam deklaruar se i kam shlyer këtij shtetasi shumën prej 60.000 $, të cilën e kam siguruar nga profesioni i avokatit dhe një pjesë nga rroga kur jam kthyer në punë. Pjesa tjetër në shumën 25.000 $ janë siguruar nga babai im, fakt të cilin e kam deklaruar edhe në shpjegimet e dhëna përpara ILDKP-së sipas procesverbalit të datës 23.11.2009, i cili qëllimisht nuk është pasqyruar në kallëzimin e bërë nga institucioni i ILDKP-së. Gjithashtu kam shpjeguar sipas deklarimeve të dhëna më datë 29.05.2015, se një pjesë të këtyre shumave janë shlyer edhe duke i siguruar nga vëllai im Xhevdet Aliaj, i cili ka qenë bashkëpronar tek banesa”, është shprehur gjyqtari.

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Petrit Aliaj, e justifikon një pjesë të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, duke deklaruar se djali i tij ka punuar verës në Greqi. Ai thotë se djali i tij, Ledjon Aliaj, ka blerë një makinë 7 mijë euro, pasi ka punuar çdo verë në Greqi si emigrant, në të zezë.

“Po ju sqaroj dhe një herë se djali im Ledjon Aliaj ka shkuar çdo verë për vite me radhë tek kushërinjtë e tij të parë në shtetin Grek, të cilët janë emigrantë ekonomikë në Greqi, duke punuar dhe ai si emigrant ekonomik. Djali im ka punuar në detyrën e “bodyguard” nëpër kazino nate, pa patur leje punësimi si të shumica e emigrantëve të tjerë ekonomikë shqiptarë, në punë të zeza, duke rrezikuar edhe jetën”, ka deklaruar gjyqtari, i cili ka bindur shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Rrëzimi i gjyqtarit Petrit Aliaj për pasurinë e dyshimtë -Akuza: Fshehje e pronësisë mbi truallin me sipërfaqe 200 m2 ndodhur në Sarandë, Lagjja Nr. l, me vlerë 600.000 lekë, përfituar nga subjekti me kontratën e shitblerjes nr. 2320. rep, nr. 575. kol, datë 10.12.1998.

-Sqarimi i gjyqtarit: Kam dhënë deklarime të sakta për truallin që e kam përfituar me kontratë shitblerje në vitin 1998 në qytetin e Sarandës si dhe i kam bashkëngjitur dhe dokumentacionin përkatës.

-Akuza: Fshehje në vitin 2003 dhe 2004 të vlerës së investimit të kryer në ndërtimin e banesës në Sarandë në truallin në pronësi të subjektit.

-Sqarimi i gjyqtarit: Investimi i kryer mbi këtë banesë është kryer nga shtetasit Petrit Aliaj, Xhevdet Aliaj dhe Merushe Aliaj dhe vlera e këtij investimi është afërsisht në shumën rreth 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë. E kam deklaruar në deklarimet e dhëna në procesverbalin e datës 01.11.2004 të mbajtur nga inspektorët.

-Akuza: Deklarim i rremë në lidhje me pronësinë e banesës në Sarandë, të ndërtuar mbi truallin 200 m2 në pronësi të subjektit dhe transferimin e kësaj pronësie në bashkëpronësi me persona të tretë (vëlla dhe motër të subjektit), për të fshehur dhe mbuluar origjinën e paligjshme të burimit financiar për ndërtimin e kësaj banese.

-Sqarimi i gjyqtarit: Investimi i kryer në këtë banesë është kryer nga shtetasit Petrit Aliaj, Xhevdet Aliaj dhe Merushe Aliaj. Ky fakt provohet nga leja e ndërtimit, vendimi i KRRT-së Sarandë, studimi pjesor urbanistik, procesverbali i piketimit si dhe leja e shfrytëzimit.

-Akuza: Deklarim i rremë në lidhje me vlerën e ndërtimit të banesës, e cila sipas ZVRPP Sarandë ka vlerën në blerje të pasurisë në shumën 12.721.380 lekë dhe e rivlerësuar në shumën 20.790.000 lekë.

-Sqarimi i gjyqtarit: Në atë kohë ka dalë ligji në 2012 për rivlerësimin dhe unë për të patur një rivlerësim për të mos paguar pagesën në qoftë se do ta shisja, kam bërë rivlerësimin vetë.

-Akuza: Deklarim i rremë në lidhje me huamarrjen në shumën 25.000.000 Dhrahmi, e cila është përdorur si burim krijimi për ndërtimin e banesës në Sarandë.

-Sqarimi i gjyqtarit: Shuma prej 25.000.000 Dhrahmi është marrë hua me kontratë të rregullt noteriale, nga shtetasi Piro Kondo.

–Akuza: Deklarim i rremë dhe mungesë dokumentacioni provues për të ardhurat e deklaruara nga subjekti prej aktivitetit privat si avokat në shumën 47.000 $ në vitin 2005.

-Sqarimi i gjyqtarit: Personalisht, i thirrur nga inspektorët, kam dhënë shpjegime në ILDKP, më datë 23.11.2009, në lidhje me profesionin e ushtruar si avokat, ku kam paraqitur dhe provat shkresore dhe konkretisht: “Veprimin e arkës për taksë biznes i vogël” për zhvillimin e aktivitetit privat profesional me avokati për vitin 2005, dy copë vërtetime të lëshuara nga firmat përkatëse që unë kam punuar dhe jam paguar për pagesat vjetore, të cilat provojnë faktin se sa kanë qenë të ardhurat e mia për periudhën 03.01.2005 deri më datën 04.03.2006, periudhë që jam shkëputur nga ky aktivitet.

-Akuza: Deklarim i rremë në lidhje me burimin financiar, i deklaruar se ka shërbyer për shlyerjen e huasë të marrë ndaj shtetasit Piro Kondo, shumën 10.000.000 lekë.

-Sqarimi i gjyqtarit: I kam shlyer këtij shtetasi shumën prej 60.000 $, të cilën e kam siguruar nga profesioni i avokatit dhe një pjesë nga rroga kur jam kthyer në punë. Pjesa tjetër në shumën 25.000 $ janë siguruar nga babai im, fakt të cilën e kam deklaruar edhe në shpjegimet e dhëna përpara ILDKP-së sipas procesverbalit të datës 23.11.2009, i cili qëllimisht nuk është pasqyruar në kallëzimin e bërë nga institucioni i ILDKP. Gjithashtu kam shpjeguar sipas deklarimeve të dhëna më datë 29.05.2015, se një pjesë të këtyre shumave janë shlyer edhe duke i siguruar nga vëllai im Xhevdet Aliaj.

-Akuza: Mungesë dokumentacioni justifikues për provën e krijimit të burimit të pronësisë mbi automjetin e marrë e të deklaruar në vitin 2009, në shumën 7000Euro.

-Sqarimi i gjyqtarit: Djali im Ledjon Aliaj ka shkuar çdo verë për vite me radhë tek kushërinjtë e tij të parë në shtetin Grek, të cilët janë emigrantë ekonomikë në Greqi, duke punuar dhe ai si emigrant ekonomik. Djali im ka punuar në detyrën e “bodyguard” nëpër kazino nate, pa patur leje punësimi si të shumica e emigrantëve të tjerë ekonomikë shqiptarë, në punë të zeza, duke rrezikuar edhe jetën.

Next Post
Ligji i Vetingut/ Tani sytë janë mbi Gjykatën Kushtetuese

Ankimimet e PD ndaj ligjeve të drejtësis, Kushtetuesja bllokon shqyrtimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In