• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjyqtarët me shkelje; roli i ministrit dhe i KLD në mbylljen e procedimeve

by
29/05/2015 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëzet e shtatë gjyqtarë janë gjetur me shkelje gjatë vitit 2014, por vetëm një numër i vogël i tyre u “ndëshkuan” nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Një raport i publikuar të enjten nga qendra Res Publica analizon procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe arrin në përfundimin se trekëndëshi mes ministrit të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe inspektoriatit të KLD-së nuk funksionon në mënyrë efikase.

Raporti i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA tregon se gjatë periudhës prill-tetor 2014, Inspektoriati i KLD-së i ka dërguar ministrit të Drejtësisë 27 kërkesa për procedime disiplinore ndaj gjyqtarëve. Ministri i Drejtësisë, i cili ruan ekskluzivitetin e nisjes së një procedimi disiplinor ka dërguar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë vetëm 20 prej këtyre rasteve.

Sipas raportit, dy procedime janë pushuar për shkak se njëri gjyqtar kishte dalë në pension, ndërsa i dyti ishte shkarkuar më parë nga KLD. Për 5 rastet e tjera të djegura, ministri i Drejtësisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Raporti evidenton se gjyqtarët shqiptarë akuzohen më së shumti për shkelje flagrante të ligjit. 31 për qind e procedimeve disiplinore gjatë 2014 kanë pasur këtë motivacion. Zvarritjet e proceseve dhe vonesat në zbardhjen e vendimeve ndajnë një numër thuajse të barabartë çështjesh, ndërkohë që 16 për qind e gjyqtarëve janë proceduar për shkelje në deklarimin e pasurisë.

Përveç 7 çështjeve të mbyllura pa mbërritur në KLD, edhe 20 procedimet e tjera nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme në ndëshkimin e gjyqtarëve të kapur me shkelje.

“Në 60 për qind të rasteve, ministri i Drejtësisë ka kërkuar fillimisht masën e shkarkimit nga detyra. Këto kërkesa janë rrëzuar në 37 % të rasteve dhe janë pranuar vetëm në 18 për qind nga KLD,” thuhet në raportin e Res Publica.

Raporti bën të ditur se anëtarët e KLD kanë votuar pro kërkesës së ministrit për 7 raste procedimesh, kanë rrëzuar gjashtë prej tyre dhe gjashtë masa të tjera janë zbutur nga vetë ministri. Në një rast, procedimi është pushuar me kërkesë të vetë ministrit të Drejtësisë.

Përveç politikës së butë, të ndjekur nga ministri i Drejtësisë, raporti evidenton tolerime edhe nga ana e anëtarëve të KLD-së. Në pesë raste, KLD ka njohur shkeljet e kryera nga gjyqtarët, por ka rrëzuar kërkesat për procedim me argumente të ndryshme.

Paralelisht me procedimet në KLD, qendra Res Publica ka monitoruar edhe denoncimin publik të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për gjyqtarët që lirojnë vrasës dhe trafikantë në kundërshtim me ligjin. Në tetor të vitit 2014, Tahiri i kërkoi presidentit Nishani, i cili drejton Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të verifikojë 66 vendime gjyqësore, që sipas tij janë antiligjore.

Sipas raportit të Res Publica, vetëm për 15 prej këtyre rasteve të denoncuara nga Tahiri ka pasur një procedurë verifikimi. Nga lista “Tahiri”, vetëm një gjyqtar po përballet aktualisht me procedim disiplinor.

Në fund të raportit, Res Publica rekomandon që nisma për procedimet disiplinore, të mos jetë më ekskluzivitet i ministrit të Drejtësisë. “Përveç tij, këtë të drejtë ta kenë edhe kryetarët e gjykatave, të cilët janë më afër gjyqtarëve dhe e kanë më të lehtë të konstatojnë shkeljet e ligjit,” thuhet në raport.

Për të ngritur një sistem efikas të ndëshkimit të gjyqtarëve-shkelës të ligjit, raporti rekomandon gjithashtu shkrirjen e dy inspektoriateve, vazhdimin e procedimit disiplinor, edhe në rast tërheqjeje nga ministri i Drejtësisë apo ngushtimin e afatit 1-vjeçar për dërgimin e një çështjeje para KLD-së.

BIRN

Next Post

Shqipëria në 'shënjestrën' e të huajve për naftën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In