• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtarët ‘harrojnë’ ta shpallin të pafajshëm Saimir Tahirin nga akuza për drogë, zbulohet gafa në vendim

by Java News
20/09/2019 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 12 orësh në dhomë këshillimi, tre gjyqtarët, të cilët dje gjykuan Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, “harruan” të shpreheshin lidhur me akuzën e trafikimit të drogës, që Prokuroria e kishte ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Në tri faqet e vendimit, që ua lexuan dje të pandehurve në prani të gazetarëve, u lexua arsyetimi që gjykatësi i bën vendimit të marrë ku thuhet pjesa që gjykata ndryshon cilësimin ligjor të veprës penale nga trafik të lëndëve narkotike, por nuk dukoment jo.

Në dokument në fakt, shkruhet “Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (…) dhe deklarohet të pafajshëm të të pandehurit Saimir Tahiri për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar 363 a paragrafi i dytë i kodit penal pasi nuk vërtetohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet’‘.

Po për akuzën tjetër, të trafikut të drogës? As edhe një fjalë. Duke parë masën e dënimit me vetëm 3 vjet e 4 muaj, kuptohet se Gjykata e ka çliruar Tahirin edhe nga akuza për trafik droge, por është e pabesueshme se si kanë harruar ta shkruajnë këtë gjyqtarët.

Ndërkohë, nuk harrohet asgjë për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për të cilin Gjykata ka evidentuar qartazi dy pafajësi për dy krime, për të cilat e kishte akuzuar Prokuroria dhe dënimin për shpërdorim detyre, të vendosur nga gjyqtarët si rikualifikim krimi.

Në të njëjtin dokument që u lexua edhe për Tahirin, në fakt, Gjykata shkruan: ”Deklarimin i pafajshëm të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal (…) Deklarimin i pafajshëm të të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të “Grupit të strukturuar kriminal” (…) Deklarimin fajtor të të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës (…)”

Pra, për Saimir Tahirin gjyqtarët kanë harruar të shkruajnë në vendimin e tyre se i pandehuri është shpallur i pafajshëm edhe për krimin e trafikut të drogës, si dhe përse është shpallur i pafajshëm. Natyrisht që misteri do të sqarohet kur të depozitohen arsyetimet përfundimtare. Por mbetet skandali i shmangies së funksionimit të Drejtësisë. Si ka mundësi që gjyqtarët të bëjnë një gafë të tillë kaq të rëndë në një nga proceset më të rëndësishme të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri? (Shqiptarja)/l.m

Faksimile e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për Ish-Ministrin Saimir Tahiri


Faksimile e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela

Next Post
“Dita pa Makina”/ Ja rrugët ku do ndalohet qarkullimi i makinave dhe autobusëve të dielën

“Dita pa Makina”/ Ja rrugët ku do ndalohet qarkullimi i makinave dhe autobusëve të dielën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In