• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqtarët e SPAK do të kontrollen nga një strukturë “kundërzbulimi”

by Java News
22/08/2016 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtarët dhe prokurorët e strukturës antikorrupsion, që do të luftojnë këtë fenomen në nivele të larta të shtetit, do të kontrollohen 24 orë nga një strukturë kundërzbulimi e brendshme.

“Panorama” shkruan se në projektligjin për “organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” është parashikuar një strukturë e brendshme, që do të përgjojë bisedat telefonike të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Personi i autorizuar për të përgjuar do të jetë pjesëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Drejtori i Byrosë, kryetari i Gjykatës së kundër korrupsionit dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të zgjedhin me short oficerin përgjegjës për mbikëqyrjen. Oficeri i mbikëqyrjes do të ketë një mandat gjashtëmujor dhe mund të zgjidhet në këtë detyrë dhe dy herë në vit.

“Oficeri përgjegjës kryen vëzhgimin periodik të telekomunikimeve të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore, si dhe oficerëve të Shërbimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Oficeri përgjegjës nuk ka përgjegjësi të tjera hetimore apo administrative”, thuhet në nenin 44 të projektligjit.

INFORMACIONET

Për çdo rast që oficeri i mbikëqyrjes dyshon se prokurorët dhe gjyqtarët janë të përfshirë në vepra korruptive vë në dijeni prokurorin e posaçëm. Në rast se dyshon se prokurori i posaçëm është i përfshirë, atëherë i lind e drejta të njoftojë prokurorët e tjerë. Oficeri i mbikëqyrjes do të përgjojë dhe të afërmit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, të cilët do të japim pëlqimin për të qenë nën kontroll.

Po ashtu, listës së personave nën survejim mund t’i shtohen dhe të afërmit e gjyqtarëve, të cilët dyshohet se janë pjesë e akteve korruptive. Informacionet e përgjuara dhe shënimet me ligj duhet të shkatërrohen brenda 3 ditëve, por me një urdhër prokurori ato mund të cilëson si prova.

“Një prokuror i posaçëm urdhëron me shkrim, apo gjykatë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar merr vendim me shkrim për ruajtjen e regjistrimeve që mund të ngrenë një dyshim të arsyeshëm për një aktivitet të papërshtatshëm apo kriminal”, thuhet në projektligj.

PËRGJIMET

Në projektligjin e funksionimit të strukturave antikorrupsion, i hiqet dhe ekskluziviteti që ka kryeprokurori për të dhënë autorizime për të përgjuar. Më këtë ligj autorizohet Byroja Kombëtare e Hetimit për të ekzekutuar urdhrat për përgjim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe nga gjykatat antikorrupsion.

“Byroja Kombëtare e Hetimit është institucioni që ekzekuton urdhrat për përgjim të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe të autorizuara nga gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe që ushtron detyra të tjera të parashikuara në nenin 44, paragrafët 3 dhe 5, si dhe ka kapacitetet e veta për t’i kryer detyrat si më sipër”, thuhet në nenin 45 të projektligjit.

Next Post
TURIZMI/ Ministrja Milva Ekonomi publikon shifrat (FOTO)

TURIZMI/ Ministrja Milva Ekonomi publikon shifrat (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In