• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjyqtarët e Dritan Dajtit, si prokurorët e Shullazit”

by Java News
11/02/2019 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në emisionin “Top Talk” kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, e veçanërisht te çështja “Dajti”, duke bërë një krahasim madje me atë “Shullazi”.

Për t’u ndalur te Reforma në Drejtësi. Nisur nga vendimi për t’i ndryshuar burgimin e përjetshëm në 25 vite heqje lirie, sot pati një tjetër reagim të ministres Gjonaj, e cila njoftoi nisjen e një inspektimi dhe masa disiplinore për 3 nga 5 gjyqtarët e trupës së Apelit që dhanë vendimin për Dritan Dajtin. Opozita akuzon në fakt se qeverisja aktuale është e lidhur me krimin dhe po liron kriminelët tashmë edhe nga burgu.

“Dua t’iu ftoj ta shikoni me shumë kujdes mënyrën e të vepruarit të opozitës, sepse tregon qartë që ka një strategji të menduar për të goditur Reformën në Drejtësi. Folëm për komisionin ndaj ministrit në detyrë të Jashtëm, Cakaj, në të cilin përfshihet edhe hetimi ndaj DSIK-së, që është një nga organet thellësisht të përfshira në procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kërkohet që të goditet indirekt ky organ, sepse kështu goditet dhe vendoset në dyshim Reforma në Drejtësi. Edhe me deklaratën që PD-ja dha menjëherë sapo u dha vendimi për Dritan Dajtin, është një tjetër provë që PD-ja po godet Reformën në Drejtësi, sepse e lidhi me këtë të fundit ndërkohë që s’kanë asnjë pikë lidhjeje”, tha Felaj.

Ajo theksoi se gjyqtarët që dhanë atë vendim janë ende të pakaluar në sitën e vettingut.

“Edhe gjyqtarët e lartë, që kanë kërkuar kthimin e çështjes në Apelin për Krimet e Rënda për rigjykim, janë po ashtu gjyqtarë, 4 prej të cilëve nuk e kanë kaluar vettingun. Natyrisht që është një vendim skandaloz, është një lojë e gjykatave, për t’i dhënë hapësirë një krimineli tanimë që ka vrarë 4 punonjës të Policisë së Shtetit. Ku qëndron shkelja më e fundit? Pikërisht te pranimi i gjykimit të shkurtuar, i cili normalisht bëhet për ekonomi gjyqësore. Por çfarë ekonomie gjyqësore kishte pas 10 vitesh sorrollatjeje të gjykatave dhe prokurorive nga ky i pandehur? Gjykata e Lartë e ka thënë në vendimin e saj se, ky i pandehur është sjellë në mënyrë të papajtueshme me të drejtat që i lindin për shkak të procesit të rregullt ligjor”, shpjegoi Felaj, sipas së cilës është e qartë që gjykatat kanë përdorur procedurën për t’i bërë një qokë një të pandehuri me rrezikshmëri shumë të lartë.

Felaj tha më tej se ministrja e Drejtësisë duhet të analizojë shkeljet në çdo nivel. “Ka pasur mosveprim të Ministrisë së Drejtësisë në vitin 2014, kur Apeli për Krimet e Rënda prishi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me burgim të përjetshëm. Nuk ka pasur një qëndrim të kujdesshëm edhe nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) që drejtohej nga ish-presidenti Nishani kur u caktuan gjyqtarët për të gjykuar çështjen “Dajti”, e nuk është debatuar asnjëherë se përse 30 gjyqtarët e gjykatave të Apelit u larguan nga gjykimi. Kjo më kujton fiks qëndrimin e prokurorëve në çështjen ‘Shullazi’, ku disa prokurorë pretenduan të mos merrnin pjesë në dënimin e këtij të pandehuri. Qëndrime të tilla duhen adresuar te Komisionet e Vettingut, në mënyrë që të kenë një pamje të pastër të figurës së këtyre gjyqtarëve pjesëmarrës në këto çështje”, tha Felaj.

Opozita dyshon se vettingu dhe Reforma në Drejtësi po kapen nga mazhoranca, ose ka tentativa të forta për këtë gjë. A do të prodhojë kjo reformë, një drejtësi që do të godasë edhe njerëz brenda shumicës qeverisëse?

“Reforma në Drejtësi do të pastrojë qartësisht të gjithë të korruptuarit nga sistemi i drejtësisë. Pikërisht pse kjo reformë ka filluar veprimin e saj dhe po vë gishtin në atë plagë, po ndodhin këto që po shohim. Opozita thjesht gënjen”, tha Felaj, e cila deklaroi se ka qenë opozita që ka penguar institucionet e reja, apo i ka anatemuar ato.

/a.meta

Next Post
Pezullohet HEC-i në kanionin e Holtës, ministrat dëgjesë me banorët

Nga Enver Hoxha te BERZH-i – hidroenergjia në Shqipëri, kërcënim reale për natyrën dhe njerëzit e vendit malor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In