Seanca e të hënës për rastin “Kumanova” në gjykatën e Shkupit do të mbahet me dyer të mbyllura, pasi që në radhë është prezantimi i Masave të Veçanta Hetuese nga ana e Prokurorisë Publike, raporton Portalb.
37 të akuzuar, po gjykohen për rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.
Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë.
Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Humbën jetën edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. (b.an)