• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

by A R
13/02/2026 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën Speciale sot u mbajt dita e pestë e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së.

Gjatë ditës ekipi i Rexhep Selimit përmbylli deklaratat duke thënë se ai duhet të shpallet i pafajshëm, duke argumentuar se nuk ka prova që e lidhin me krimet në aktakuzë.

Mbrojtja e Selimit tha se kërkesa e Prokurorisë për dënim me nga 45 vjet burgim për Selimin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin nënkupton “burgim të përjetshëm”.

Më pas mori fjalën mbrojtja e Krasniqit, që tha se Prokuroria nuk ka vërtetuar se klienti i tyre ka pasur lidhje me ndonjë krim. Mbrojtja madje tha se nuk ka asnjë dëshmitar që ka thënë se Krasniqi e ka rrahur apo keqtrajtuar.

Sipas mbrojtjes, Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së dhe jo komandant me kontroll ushtarak. Po ashtu, mbrojtja hodhi poshtë pretendimin se Krasniqi ka qenë parësor në hartimin e komunikatave të UÇK-së.

Ekipi mbrojtës i Krasniqit do të vazhdojë deklaratat përmbyllëse të hënën. Po të hënën, trupi gjykues ka dy orë kohë që të parashtrojë pyetje për palët dhe pasdite radhën do ta ketë Prokuroria.

Mbrojtja flet për komunikatat e UÇK-së

Avokati i Krasniqit, Aidan Ellis, tha se ZPS-ja po e akuzon klientin e tij se ka pasur rol parësor në hartimin dhe shpërndarjen e të gjitha komunikatave të UÇK-së.

“Ky është zmadhim i asaj që tregojnë provat. Realiteti është që Prokuroria nuk ka provuar se kush ka hartuar, as edhe një komunikatë të vetme”, tha Ellis.

Ellis tha se Krasniqi e ka pranuar se ka shkruar komunikata kur nuk ka pasur mundësi që të takohet Shtabi i Përgjithshëm për shkak të ofensivave intensive. Por, avokati tha se ZPS nuk ka vërtetuar se cilat komunikata janë ato.

Avokati tha se shumica e pretendimeve të ZPS-së mbështeten në prova të dobëta dhe jobindëse dhe i referohen intervistës së Rexhep Selimit dhënë për Prokurorinë. Por, Ellis tha se Selimi nuk e ka parë Krasniqin duke shkruar ndonjë komunikatë.

Mbrojtja po ashtu tha se nuk është provë që në shtëpinë e Krasniqit i janë gjetur katër komunikata, duke argumentuar se klienti i tij kishte mbledhur dokumente për shkrimet e tij dhe librin e tij.

Mbrojtja e Krasniqit thotë se roli i tij si zëvendëskomandant ishte dytësor

Ekipi mbrojtës i Krasniqit insistoi se nuk pranon që dokumentet e paraqitura nga ZPS-ja për periudhën kur ai ishte zëvendëskomandat i ndihmës, të jenë nënshkruar nga ai.

“Barra për autorësinë bie mbi ZPS-në”, thanë mbrojtësit e Krasniqit.

Një avokat i Krasniqit tha se dëshmitarët kanë thënë se roli si zëvendëskomandant ishte dytësor për Krasniqin, pasi ai ishte zëdhënës dhe përfaqësues politik i Shtabit.

Sipas tyre, edhe Zyrapi e ka pranuar se në periudhën nëntor 1998 dhe shkurt 1999 se këto dy rolet e fundit ishin fokusi kryesor i Krasniqit.

“Roli i zëvendëskomandantit ishte rol dytësor”, tha mbrojtja.

“Dokumentet e Serbisë mund të jenë të falsifikuara!”

Mbrojtja e Krasniqit ka akuzuar Zyrën e Prokurorit Special (ZPS) se nuk ka verifikuar autenticitetin, autorësinë dhe besueshmërinë e materialeve të sekuestruara në nëntor 2020 në shtëpinë e tij.

Avokatja Venkateswari Alagendra tha se dokumentet ishin të lidhura me librin që Krasniqi po shkruante mbi UÇK-në dhe nuk tregojnë ndonjë përfshirje në krime.

Sipas saj, fakti që Krasniqi i mbajti dokumentet dhe nuk i shkatërroi tregon pafajësi.

Mbrojtja thekson gjithashtu se ZPS është bazuar në dokumente të ardhura nga Serbia, pa kontroll të plotë mbi ligjshmërinë dhe autenticitetin, duke shtuar rrezikun që ato të jenë të politizuara ose falsifikuara.

“Asnjë lidhje me krimet”, mbrojtja godet fort ZPS-në

Avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra, tha se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë lidhjen e pretenduar të klientit të saj me krimet.

“Prokuroria ka dështuar të vërtetojë lidhjen mes Krasniqit dhe krimeve të pretenduara dhe në veçanti që komunikatat, rregulloret e hartuara nga Jakup Krasniqi kanë ndihmuar, inkurajuar ose kanë pasur ndonjë lidhje me krimet e ngritura në aktakuzë. Në fund, Prokuroria tërhoqi pretendimin e saj se Krasniqi ka vizituar ku kanë qenë persona të ndaluar në Malishevë. Ky ishte i vetmi pretendim i ZPS-së që Krasniqi ka parë me sytë e tij një viktimë që ka qenë në ndalim. Një prokuror i përgjegjshëm nuk do të kishte ngritur kurrë një akuzë të tillë”, tha ajo.

Ajo pretendoi po ashtu se Prokuroria nuk ka bërë punën siç duhet, pasi nuk ka ftuar dëshmitarë kyç që do të ofronin informacione për kontekstin e luftës dhe të ofronin informacione për hierarikën e UÇK-së.

Ajo e cilësoi si “të shtrembëruar dhe të paplotë” dokumentacionin e ofruar nga ZPS-ja, dhe tha se trupi gjykues do të përballet me hetime selektive të kryera nga organi ndjekës.

Prokuroria përzgjodhi vetëm pjesët që i leverdisnin?

Mbrojtja e Krasniqit e akuzoi Prokurorinë se ka përzgjedhur dokumente dhe pjesë të dëshmive të dëshmitarëve sipas interesave të saj, duke shtuar se ka injoruar pjesët e dëshmive që nuk i përshtaten ZPS-së.

Në këtë drejtim, ajo tha se ZPS nuk u ka dhënë peshën e duhur provave shfajësuese duke përmendur shembullin e një urdhri të lëshuar nga shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi më 28 nëntor 1998, dhe ka përzgjedhur vetëm pjesë të dëshmisë së tij dhënë Prokurorisë më 2019.

Zyrapi kishte thënë, sipas mbrojtjes, se urdhrin e mori pasi u konsultua me komandantin e përgjithshëm Azem Syla dhe sipas avokates, Prokuroria tha se ai kishte raportuar për këtë edhe te Krasniqi.

“Ajo çfarë nuk merr parasysh Prokuroria është dëshmia e Zyrapit që komandanti i përgjithshëm Azem Syla e jo Jakup Krasniqi ishte ai me të cilin ai kishte diskutuar ankesat përpara se të nxirrte urdhrin e 28 nëntorit 1998”, tha Venkateswari Alagendra.

Mbrojtja tha se Zyrapi tha se kishte konfirmuar qartësisht se ai ishte konsultuar vetëm me Sylën e jo Krasniqin.

“S’ka asnjë dëshmitar që thotë se Krasniqi e ka rrahur apo torturuar”

Në Hagë ka rinisur seanca dhe tani është radha e mbrojtjes së Jakup Krasniqit që të shpalosë deklaratat përmbyllëse. Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet pranë familjes së tij.

“Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij”, tha ajo.

Alagendra shtoi se ZPS-ja mbështetet në “spekulime dhe pretendime të pambështetura” në akuzat ndaj Krasniqit.

“Të nderuar gjykatës, ju kërkoj që kur të shqyrtoni provat e paraqitura nga Prokuroria të mos harroni këto fakte. Në të gjitha provat nuk ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që pretendon se Krasniqi e ka rrahur, e ka keqtrajtuar apo torturuar. Nuk ekziston një viktimë e vetme nga qindra dëshmitarë të Prokurorisë që pretendojnë ose akuzojnë Krasniqin që i ka rrahur abuzuar ose ka qenë i pranishëm kur ata janë keqtrajtuar. Kjo prokurori mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime të pambështetura”, deklaroi ajo.

Mbrojtja e Selimit përfundon deklaratat përmbyllëse

Avokati kryesor i Selimit, Geoffrey Roberts, e mori në fund fjalën për të përmbyllur deklaratat e mbrojtjes. Ai tha se trupi gjykues do të arrijë në përfundimin që klienti i tij është i pafajshëm nëse shikon tërësinë e provave.

“Selimi nuk ka qenë komandant. Nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore në asnjë mënyrë dhe asnjë formë. Këtu përfshihet edhe autoriteti i pretenduar se Selimi ka qenë anëtar i këtyre strukturave pavarësisht se ai që në fillim ka qenë një anëtar i njohur i UÇK-së”, tha Roberts.

Ai tha se pafajësia e Selimit mbështetet po ashtu në faktin që nuk kishte vartës “dhe nuk kishte lidhje me kontroll efektiv”, siç pretendon Prokuroria.

“Provat kundër tij janë kontradiktore nuk kanë besueshmëri dhe nuk janë të pabazuara. Veçmas pretendimet që ai ka marr pjesë në ndonjë krim të pretenduar”, tha Roberts.

Gjykata ka shkuar në pushimin e drekës dhe pas pushimit, mbrojtja e Jakup Krasniqit do të nisë shpalosjen e deklaratave përmbyllëse.

Mbrojtja thotë se provat nuk mbështesin fajësinë e Selimit

Avokatja e Selimit, Furtuna Sheremeti, tha se nuk ka prova që Selimi është fajtor për pikat e aktakuzës, ndërkaq kërkesën e Prokurorisë për 45 vjet burgim për secilin të akuzuar e cilësoi si burgim të përjetshëm.

“Nuk ka prova që të mbështesin fajësinë në asnjë prej pikave të aktakuzës për zotin Selimi. Duhet të shpallet i pafajshëm dhe nuk mund të flitet për masë dënimi. Megjithatë, nëse trupi gjykues arrin në masën e dënimit, pala do të flasë me kërkesën e jashtëzakonshme të Prokurorisë. ZPS kërkon 45 vjet për secilin të akuzuar dhe kërkon një masë dënimi të përbashkët duke trajtuar totalitetin e pretenduar të sjelljes si një justifikim. Kërkesa e Prokurorisë është shproporcionale dhe e paprecedent në rrethana të kësaj çështje që nuk është provuar”, tha Sheremeti.

“Një dëmin 45-vjeçar, praktikisht është burgim i përjetshëm. Nuk është proporcionale”, shtoi ajo.

Mbrojtja e Selimit: Provat nuk tregojnë se Selimi ka kryer krime

Avokatja e Selimit, Furtuna Sheremeti, po vazhdon fjalën përmbyllëse duke u përqendruar te dëmi që u është shkaktuar viktimave. Ajo tha se nuk iu qaset provave të mbrojtjes të viktimave me shpërfillje sepse e kuptojnë dëmin dhe vuajtjen që kanë përjetuar njerëzit, duke insistuar se Selimi nuk ka kryer krime.

Megjithatë, ajo tha se vuajtja dhe represioni nuk e përjashton provën ligjore.

“Nuk e mjaftueshme që të thuhet se ka pasur dhunë, paraburgosje që në një shoqëri pas konfliktit trauma është e gjerë. Asnjë nga këto nuk tregon se Selimi ka kryer krime, apo ka urdhëruar ato, ka kontribuar në to apo ka pasur njohuri apo kontroll efketiv që të bëjë përgjegjësi komanduese”, tha Sheremeti.

Sipas saj, Prokuroria po synon që të paraqesë dëmin në natyrë të përgjithshme, duke e përdorur si model dhe pjesë “të një plani për kontroll të përqendruar”. Por, ajo argumentoi se provat e Prokurorisë përbëhen nga episode e jo dëme të natyrës së përgjithshme dhe pa autor specifik.

“Po të ketë pasur një rrjet komandimi që do të çonte drejt zotit Selimi do të kishte dalë nga provat. Por nuk ka ndodhur një gjë të tillë”, tha Sheremeti.

Sipas saj, asnjë provë nuk tregon se dëmi ndaj viktimave është shkaktuar nga Selimi.

Next Post
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

February 13, 2026
Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

February 13, 2026
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

February 13, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In