• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqi për “Gërdecin”/ Seanca e parë për të vendosur nëse do kalohet në gjykim në themel

by
23/03/2023 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zamira Durda, nëna e fëmijës që u vra në tragjedinë e Gërdecit nuk mori përgjigje as këtë të enjte, nëse do jetë apo jo palë në procesin ndaj Fatmir Mediut.

Seanca e dytë paraprake dështoi mbasi gjykata kërkoi qëndrimin e SPAK, mbi kërkesën e familjarëve të Erison Durdës që duan ti bashkangjiten gjykimit, bazuar në ndryshimet ligjore të reformës në drejtësi.

“Jam e revoltuar se nuk na thirrën sërish në seancë, kemi bërë kërkesë. Nuk e di se çfarë vendimi morën se nuk isha palë, thonë do pyesim dy prokurorët e tjerë nëse jemi përfaqësues të viktimës, kur jemi kërkues të hapjes së çështjes”- tha Zamira Durda.

Familja Durda kërkon rikualifikim të veprave për ish ministrin e mbrojtjes që akuzohet për shpërdorim detyre, një vepër që familjes që u bë shkak për hapjen e dosjes Gërdeci i ngjan e papërfillshme.

Veç kësaj ata kërkojnë edhe pyetjen e ish ushtarakut Luan Hoxha, i cili mbas tragjedisë u zhvendos në SHBA.

Në pikën ku procesi ka ngecur, Dorjan Matlia si përfaqësues i të dëmtuarve nga shpërthimi i 15 marsit, insiston se palët duhen dëgjuar.

“Është shumë herët që unë të aludoj për diçka, kam dyshime sigurisht dhe nuk dua të ketë pjesëmarrje të familjarëve të viktimave në proces. Është shumë e vështirë për Gjykatën që të marrë vendim e të japë përgjigje të gjithë argumentave që mundtë ngrihen.Në qoftë se janë familjarët prezente mund të ngrihen argumenta shtesë e Gjykatës mund t’i vështirësohet punë. “- tha Dorjan Matlia.

“Patjetër që duhet të jenë të pranishëm. i kemi kërkuar Gjykatës t’i thërrasë, nëse vepra ka viktima duhet të jenë prezente në seancë”-tha Ardian Visha, Avokat i Mediut

Seanca e gjyqit paraprak do të mbahet në 6 prill ku dhe pritet të vendoset nëse dosja kundër Fatmir Mediut do të kalojë në gjyq themeli, apo do ti kthehet pas SPAK për veprime të tjera. Ish funksionari e vlerëson hetimin të pambështetur dhe kërkon pushim të çështjes.

/e.d

Next Post
“Punojnë, gatuajnë e këndojnë për ju”/ Rama-britanikëve: Ai djali që vjen nga Shqipëria me varkë është si Dua Lipa, që erdhi si emigrante

"Punojnë, gatuajnë e këndojnë për ju"/ Rama-britanikëve: Ai djali që vjen nga Shqipëria me varkë është si Dua Lipa, që erdhi si emigrante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In