• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjyqi në Hagë, kafshatë e vështirë”, Rama: Nuk ka forcë në tokë që ta bëjë UÇK-në kriminale!

by A R
05/04/2023 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e konsideron “kafshatë të vështirë” gjyqin që zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një video-mesazh për emisionin Opinion në Tv Klan, Rama thotë se lufta e UÇK-së dhe popullit të Kosovës nuk mund të njolloset dhe të bëhet kriminale nga asnjë lloj vule.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka asnjë dyshim që gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë është një kafshatë tejet e vështirë për t’u kapërdirë, tejet e vështirë. Aq më tepër kur mendon që ajo gjykatë nisi të marri jetë si ide bazuar mbi një raport të mbushur me trillime për të kriminalizuar UÇK-në, luftën çlirimtare të Kosovës. Bazuar në fantazira që do t’i shkonin filmave të kategorisë së tretë të hollivudit, po nuk mund t’i shkojnë kurrë kurrë Këshillit të Europës, trafik organesh njerëzore nga ushtarët, nga komandantët, nga drejtuesit e UÇK.

Diçka që nuk ka ndodhur kurrë, diçka për të cilën nuk ka pasur kurrë asnjë provë, diçka që është shkruar e bardha mbi të zezë, ama si një fakt dhe është miratuar me kërkesën e delegacionit rus dhe pastaj me një numër të madh votash ku lavdi për hir të vërtetës PS në këtë rast, vota jonë atëherë në opozitë nuk është bashkuar dhe ja ku jemi sot.

Ja ku jemi sot, është vërtetë e dhimbshme por nga ana tjetër është tanimë një proces ku mesa duket ishte e shenjuar në fatin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve që jo vetëm të ndërmerrnin nismën më të çmendur, më të pabesueshme dhe më praktikisht të papranueshme në kohën kur u ndërmor për të marrë armët për të çliruar tokën e tyre, por dhe të përballin sot nismën më të çmendur, më të pabesueshme dhe më të papranueshme për t’u gjykuar si kriminel lufte.

Vetëm një gjë dua ta them në fund dhe ju siguroj që nuk e them si një fjalë që duhet thënë në fund, as si një përpjekje për vetëngushëllim. Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në dhe që e bën kriminale me asnjë lloj vule, në asnjë lloj instance luftën për liri të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Në fund UÇK-ja do fitojë përsëri. Siç fitoi luftën me regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviçit, do të fitojë dhe luftën me një padrejtësi të madhe ndërkombëtare.

/a.r

Next Post
Akuzat ndaj Trump, prokurori: Nuk do t’i normalizojmë sjelljet kriminale, pavarësisht se kush i kryen

Akuzat ndaj Trump, prokurori: Nuk do t’i normalizojmë sjelljet kriminale, pavarësisht se kush i kryen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

January 29, 2026
ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

January 29, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditje prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

January 29, 2026
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë në Tiranë

Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

January 29, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Pse po sulmohet Edi Rama prej disa shqiptarëve për vizitën në Izrael?

January 29, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Monolog për të fshehur të vërtetën”, Beqiri: Meta, skenar me Berishën për të vrarë protestuesit e 21 Janarit

January 29, 2026
Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

January 29, 2026
Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

January 29, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Reshje shiu intensive në të gjithë territorin, erë dhe dëborë në disa zona

January 29, 2026
Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In