Ka marrë një tjetër kthesë sot gjyqi që po zhvillohet te Krimet e Rënda ndaj Emiljano Shullazit, i cili ndodhet përballë disa akuzave të rënda.
Avokatët e Emiljano Shullazit kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë. Në seancën e sotme ata kanë deklaruar se të gjitha provat shkresore të Prokurorisë duhet ti nënshtrohen një për një debatit gjyqësor.
Në seancën e radhës do të pyeten 10 dëshmitarët e mbrojtjes, mes tyre avokatë dhe gazetarë, raporton bw.