• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqi ndaj Mediut/ Avokati i familjarëve të viktimave: Të thirren dëshmitarët që zbardhin rolin e Shkëlzen Berishës

by Java News
04/10/2023 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë gjyqi ndaj Fatmir Mediut, ish ministri i Mbrojtjes në kohën kur ndodhi shpërthimi në punishten e demontimit të municioneve në Gërdec ka hyrë në fazën e pyetjes së dëshmitarëve.

GJKKO ka pranuar që të thërrasë 71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse. Por në listën e fundit ka përjashtuar disa personalitete të huaja pasi dëshmia e tyre nuk do të ndikonte në gjykim.+

Në një intervistë për Report Tv Dorian Matlija, avokati që përfaqëson familjet e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, vë theksin tek zbardhja jo vetëm e rolit të Fatmir Mediut por dhe të gjithë përgjegjësve në këtë ngjarje që u mori jetën 26 viktimave të pafajshme dhe qindra u plagosën.

“Dokumentet shkresore kanë zbardhur rolin e Fatmir Mediut. Dëshmitarët që mund të thërrasin mund të  zbardhin detaje pikantet e kësaj historie. Ata dinë lidhjet si funksionoi, kush bëri biznes. Do të ishte mirë të zbardhet e gjithë ngjarja jo vetëm roli i ministrit” thotë Matlija për Report TV

Një nga personat e thirrur është dhe Shkëlzen Berisha. Avokati Matlija në intervistën për emisionin “Sot live në Shqipëri’ thotë se do të ishte e nevojshme që gjatë gjyqit të dëgjoheshin dëshmitarë të cilët do të zbardhin rolin e djalit të ish kryeministrit Sali Berisha.

“Atë e ka thirrur prokuroria. Sipas prokurorisë ai mund të mendohet që të ketë lidhje me ndikimet që mund të ketë bërë në atë kohë qoftë me ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe qoftë me funksionarë të lartë ushtarakë. Në lidhje me këtë funksion do të ishte me interes të dëgjonim dhe dëshmitarë të tjerë që mund të kenë pretenduar që e kanë takuar. Mund të kujtojmë që këta dy persona (Efraim Diveroli, David Packouz) dhe një gazetar i huaj dikur u paditën në gjykatën në Florida se thanë që e kanë takuar. Gjyqi u mbyll në SHBA dhe duket që gjykata u dha të drejtë gazetarit dhe personave se çfarë dëshmonin. Nuk është e pamundur që këta persona të thirren në një moment tjetër. Gjykata apo prokuroria sipas ngjarjeve që zhvillohen në gjykim mund ta shohin të nevojshme ti thërrasin këta persona” thotë Matlija.

Jo vetëm kaq me rëndësi është që të hidhet dritë për të gjithë përgjegjësit

“Kjo nuk është një ngjarje që ka marrë pjesë vetëm Fatmir Mediu por shumë persona. Shumë persona kanë dijeni për të zbardhur ngjarjen. Vërtet ka kaluar shumë kohë por ka një të mirë se  njerëzit mund të mos ndihen nën efektin e presionit që kanë pasur në atë kohë. Ka mundësi të zbardhet të paktën një pjesë e mirë e asaj ngjarjeje. Pjesa që rëndon më shumë tek familjarët veç faktit që kanë humbur njerëzit e tyre është se ende nuk e dinë se çfarë u ndodhi dhe deri ku shkon zinxhiri i fajësisë. Ata nuk e kanë të adresuar çështjen e tyre vetëm tek ish ministri, por dhe nëse ka persona të tjerë pse jo të vendosen para drejtësisë”  nënvizon Matlija.

A duhej të ishte thirrur presidenti i asaj kohe Bamir Topi dhe ish kryeministri Sali Berisha?

Raportet e mbledhjeve janë në dosje. Roli i secilit është zbardhur me shkresa, dhe dëshmitarët janë për të dhënë detaje që nuk janë me shkresa. Nuk është e domososhme të thirret presidenti apo ish kryeministri por përsa kohë pala mbrojtëse kërkoi që të thërrasë shefin e SHISh dhe të Ushtrisë, atëherë patjetër do të lindë nevoja të thirren persona që kanë marrë raportet prej tyre. Pra nëse SHISH i ka dhënë informacion dikujt nuk duhet pyetur vetëm ai por dhe personi që ka marrë informacionin që është presidenti apo kryeministri. Apo nëse do të pyeten ministrat rreth rolit që kanë pasur duhet pyetur dhe kryeministri që ka firmosur VKM mbi të cilin është bazuar procesi. Nëse mbrojtja insiston atëherë duhet të thirren të gjithë. Ne duam që procesi të mos zgjatet shumë. Nëse mbrojtja do të insistojë ta zgjasë do të shkojë dhe drejt thirrjes së këtyre personave pasi do të ruhet standardi.”

GJKKO nuk pranoi listën e dëshmitarëve të familjeve të viktimave të cilat janë palë në proces. Këtë Matlija e quan një hap prapa për gjykatën këtë vendim  por se ata nuk do të ndalen.

 “Shqetësuese është fakti që gjykata nuk pranoi idenë që të thërrasim ne dëshmitarë. Kjo bie ndesh me të drejtat e standardet e njeriut që thotë qartë se këtë të drejtë duhet ta kenë dhe viktimat. Ky është hap prapa në proces por ne nuk do të ndalemi. Ne do të pyesim dëshmitarët e thirrur nga prokuroria por dhe nga pala mbrojtëse” tha Matlija për gazetarin Nertil Agalliu.

Sipas listës të dorëzuar nga prokurorët e çështjes në seancën e ardhshme më 18 tetor fillimisht do te pyetjen 15 dëshmitarët e pare, që janë nga kyesisht familjaret e viktimave të  tragjedisë ose personat që  janë dëmtuar prej saj, nisur nga Zamira e Feruzan Durda.

Gjykata përcaktoi se procesi për ish Ministrin e Mbrojtjes do te zhvillohet çdo të enjte ora 09:00. Në listën e dëshmitarëve të SPAk është edhe ish-shefi i shtabit Luan Hoxha i larguar nga Shqipëria që prej vitit 2012./f.s

Next Post
Kosova bashkon maxhorancën dhe opozitën, Çuçi-Bardhi flasin për rezolutë të përbashkët

Kosova bashkon maxhorancën dhe opozitën, Çuçi-Bardhi flasin për rezolutë të përbashkët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In