• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë, të martën thirren 11 dëshmitarët e parë

by Java News
06/04/2023 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e radhës e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbahet më 11 prill.

Në këtë seancë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, do të dëshmojnë 11 dëshmitarë. Kështu tha në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

“Procesi fillon në rastin ‘Thaçi e të tjerët’, fillon me 11 prill dhe fjalën do ta ketë prokuroria”, tha Griep. Ajo u shpreh se sa i përket masës së paraburgimit dhe kohëzgjatjes, gjykata vepron brenda një afati të arsyeshëm, dhe sipas saj edhe pse kanë kaluar rreth dy vjet e gjysmë nga paraburgimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, gjyqtari ka konkluduar se është brenda një afati të pranueshëm.

“Edhe pse varet për secilin rast specifik, por rasti ‘Thaçi e të tjerët’, është kompleks, pasi kemi krime të shumta të supozuara, shumë pika të shumta të aktakuzës dhe për këtë gjyqtarët kanë thënë se koha e mbajtjes në paraburgim është ende e arsyeshme”, tha Griep.

Ajo më tej tha se gjyqtari ka inkurajuar mbrojtjen dhe prokurorinë që t’i organizojnë argumentet e tyre në atë mënyrë që të jenë sa më efikase e ekspeditive që është e mundshme. Sa u përket dëshmitarëve, Griep tha se mund të aplikohen masa mbrojtëse ndaj tyre, dhe për këtë vendosin gjyqtarët, por vetëm nëse është e nevojshme për sigurinë e tyre dhe familjarëve të tyre.

Bazuar në nivelin e mbrojtjes që gjyqtarët i japin secilit dëshmitar, mund të ketë të tillë që kjo masë u hiqet për mbrojtjen vetëm 30 ditë para dhënies së dëshmisë.

“Kur dalin në seancë, prokuroria e merr në pyetje e pastaj mbrojtja, secilin dëshmitar e merr në pyetje të tërthortë”, tha Griep, duke shtuar se “ka rregull të caktuar në mbrojtjen e identitetit të tyre, por ka ende dëshmitarë të tillë që nuk mund t’i tregohen mbrojtjes”.

Ajo tha se nuk mund të japë hollësi se sa do të jetë numri i dëshmitarëve të mbrojtur.

“Por, kur ka dëshmitarë të tillë, mund t’i zbulohet identiteti i tij mbrojtjes, megjithatë, fare pak kohë para fillimit të procesit të marrjes në pyetje”.

Griep u shpreh se 11 dëshmitarët e parë janë thirrur për dhënien e dëshmisë.

“Lista e dëshmitarëve është ndarë midis palëve, por nuk e dimë ende  përmbajtjen sepse janë ende konfidenciale”, tha ajo.

“Nuk e dimë se në çfarë mase është përcaktuar orari mes palëve. Por gjyqtari sot tha se ka një lloj orari dhe kërkoi prokurorisë t’i përmbahet atij orari, e pastaj mbrojtjes t’i ofrojë mundësinë për marrjen në pyetje të tyre”.

E pyetur për arsyen e transmetimit në publik të seancës me 45 minuta vonesë, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara tha se kjo ka të  bëjë me çështje konfidenciale të brendshme sepse ndoshta ndonjë palë gabimisht zbulon një informatë konfidenciale gjatë procedurës.

“Gjyqtarët i kujtojnë galerisë që këto informata nuk mund të zbulohen dhe ato hiqen nga transmetimi para se të dalin në publik”, tha ajo.

Griep tha se skenari mund të jetë që gabimisht mund të shpaloset diçka gjatë procedurës, dhe ajo është që këto informata nuk mund t’i shpalosen askujt dhe çdo lloj burimi që mund ta ketë  atë informatë, duhet të mbyllet për publikun.

“Nëse dikush qëllimisht zbulon ose përpiqet të shpërndajë informata konfidenciale me qëllim për të penguar procesin ose frikësuar dëshmitarët, kjo është vepër penale”.

Ajo rikujtoi se për arsye të tillë, tashmë janë dënuar Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Sa për media, ajo tha se nuk ka rregulla të tjera vetëm se ligji duhet zbatuar.

“Por, kam  kënaqësinë të them se mediat në Kosovë kanë qenë shumë të kujdesshme dhe shumë të përmbajtura dhe nuk kam parë ndonjë përpjekje për thyerje të qëllimshme të këtij rregulli”.

 

/s.f

Next Post
Rusia organizon mbledhje në OKB për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria braktis seancën

Rusia organizon mbledhje në OKB për të drejtat e fëmijëve, Shqipëria braktis seancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

January 31, 2026
Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

January 31, 2026
Gara bërthamore del jashtë kontrollit? SHBA dhe Rusia në prag të një epoke pa kufizime

Gara bërthamore del jashtë kontrollit? SHBA dhe Rusia në prag të një epoke pa kufizime

January 31, 2026
EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

January 31, 2026
“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

January 31, 2026
“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

January 31, 2026
“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

January 31, 2026
I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

January 31, 2026
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

January 31, 2026
LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In