• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqi me SHBA/ E vërteta e “pranimit” të padisë së Berishës në Paris. Gazetari: Kontaktova, vetëm është protokolluar

by Java News
29/10/2021 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri, Sali Berisha njoftoi mbështetësit e tij pak ditë më parë se gjykata franceze ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Madje Sali Berisha shkonte edhe më tej, duke marrë kompetencat e gjykatësit, ndërsa i bënte thirrje sekretarit Blinken, që të dorëzonte provat.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin që Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, të dërgojë në gjykatën e Parisit çdo provë që ka për Sali Berishën, por ju garantoj që ka zero zero zero”, deklaronte Sali Berisha.

Por si qëndron e vërteta e pranimit të padisë?

Emisioni “Zona Zero” në Top News, ka zbuluar ekskluzivisht se nuk bëhet fjalë për pranim të padisë, por për një veprim thjesht protokollar.

Gazetari Albi Xhunga, zbuloi në një lidhje direkte me gazetarin Thimi Samarxhiu, se bëhet fjalë vetëm për depozitimin e dosjes pranë gjykatës.

“Unë kontaktova zyrën e shtypit të tribunalit të Parisit për të marrë informacion për çështjen e Sali Berishës. Fola me një magjistrat të ngarkuar në marrëdhëniet me shtypin.

Zotëria më shpjegoi se procedura ka tre faza. Depozitohet dosja, më pas personi që ka depozituar dosjen merr njoftimin se dosja u pranua nga gjykata, pro kjo nuk do të thotë se çështja do gjykohet në themel.

Nëse kjo çështje do trajtohet apo hyn në kompetencat e gjykatës së Parisit vendoset pastaj. Ky është një sherbim për qytetarët francezë. Berisha arsyeton se krimi ka ndodhur në internet dhe internet ka në Francë. Jemi thjesht në fazën që çështja është protokolluar, nuk ka asnjë më shumë”, tha gazetari.

Më tej, Albi Xhunga shton se në njoftimin e Sali Berishës kishte dy probleme.

“Ai thotë se gjyqtari ka pranuar çështjen. Po cili gjyqtar? Gjyqtari ka një emër. Gjyqtari i pretenduar i Sali Berisha nuk mund të identifikohet. Çështja ka vajtur deri në Amerikë, por mediat i referohen deklaratave të Sali Berishës. Nuk është Berisha që i bën thirrje Blinken për të paraqitur prova, por është gjykata që i kërkon ato prova, nëse vendos të marrë në shqyrtim çështjen”

Interesant është fakti se asnjë nga mediat apo autoritetet amerikane nuk ka kërkuar informacion pranë gjykatës lidhur me rastin, duke lënë të kuptohet se është një çështje pa interes për ta.

“Asnjë autoritet apo media amerikane nuk është interesuar në zyrat e kësaj gjykate për të marrë informacion për këtë çështje. Vetëm një media franceze ka kërkuar informacion. Do ketë një shqyrtim paraprak, ku do të vendoset nëse dosja do të pranohet për gjykim apo jo”, u shpreh Xhunga për “Zona Zero”.

Berisha “non grata” për korrupsion madhor

Kujtojmë se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA për “korrupsion madhor”. Vendimi amerikan u pasua me një tjeter vendim tronditës për ish-kryeministrin, i cili u shpall “non grata” edhe nga partia që vetë themeloi e drejtoi deri në vitin 2013.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit, ndërsa arsyetonte vendimin për Sali Berishën./m.j

Next Post
Kryenegociatori Mazi takon Ministrin e Jashtëm Danez/ Danimarka gati të votojë për fillimin e negociatave me Shqipërinë

Kryenegociatori Mazi takon Ministrin e Jashtëm Danez/ Danimarka gati të votojë për fillimin e negociatave me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In