Gjykim i shkurtuar për Fullanin. Ish-guvernatori: Jam i pafajshëm
Gjykata e Lartë ka pranuar sot kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-guvernatorit Ardian Fullani për gjykim të shkurtuar të çështjes. Në rast fajësie, për akuzat e ngritura ndaj ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ky lloj gjyqi ia ul me një të tretën dënimin.
Avokati i Fullanit deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm, por kërkoi gjykim të shkurtuar për ekonomi gjyqësore.
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe e ka akuzuar atë për shpërdorim detyrë pas zbulimit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.
Vetë Fullani gjithmonë ka shprehur pafajësinë në lidhje me këtë vjedhje. Per 5 muaj, Prokuroria ka mbledhur prova dhe fakte qe sipas saj provojne akuzen par “shpërdorim detyre”.









