• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykatësi nuk është votues pa shkollë

by Ylli Manjani
17/10/2025 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani 

Gjykata e Lartë është bërë objekt i debatit publik jo për vendimet e saj, që duhet të disiplinojnë praktikën gjyqsore, por për një votim ndërmjet dy kandidatëve për gjykatës Kushtetues.
Dy gjëra më bëjnë përshtypje:
E para që trupa gjyqsore e Gjykatës së Lartë ka preferuar në shumicë dërrmuese më mirë të zgjedhë zonjën Llagami, pra dikë nga jashtë radhëve të saj, sesa një kolegun e tyre.
Padyshim që bën përshtypje kjo gjë, por në fund të fundit nuk është edhe krejt jonormale. Ndoshta kolegët kanë preferuar në shumicë që të mbajnë aty kolegun e tyre.
E dyta është debati mbi një fletë votimi, ku tek emri i zonjës Llagami u gjetën dy shenja.
Gjëja e parë që të vjen në mend në kësi rastesh është praktika e ligjit të zgjedhjeve, ku një fletë e tillë do ishte padyshim e vlefshme.
Mirëpo krahasimi me ligjin e zgjedhjeve në këtë rast nuk është i duhuri sepse:
1. Ligji i zgjedhjeve duhet të menaxhojë vullnetin e shprehur të afërsisht 1.6 milonë njerëve. Jo të gjithë janë të vemendshëm e jo të gjithë janë njerëz me shkollë që të kuptojë rëndësinë e shënimit në fletëvotimi.
Ndaj dhe ai ligj toleron votuesin e thjeshtë, i cili është edhe i mbarsur me emocion politik. Por kjo tolerancë e ligjit për zgjedhjet nuk mund të vlejë për gjykatësit e lartë të këtij vendi që janë të shkolluar. Me përvojë, me njohuri ligjore të nivelit të lartë dhe të pakët në numër.
2. Numri i pakët i gjykatësve që votojnë është i rëndësishëm në këtë rast sepse, shenja ekstra në fletën e votimit e bën votën të identifikueshme shumë më kollaj sesa në radhët e 1.6 milionë votave.
Ajo votë me shenjë ekstra gjendet fare kollaj se e kujt është. Atëherë pyetja që lind është çfarë nevoje kishte votuesi-gjykatës të identifikonte votën?! Se mos larg qoftë jemi përpara ndonjë ndikimi të paligjshëm apo larjes së ndonjë detyrimi privat?
Shumë ndjesë për insinuimin, por dyshimi është aty.
Ndaj mendoj se rrëzimi i asaj vote me dy shenja ishte vendimi i duhur nga ana e komisionit të votimit. Rezultati zyrtar është i duhuri dhe nuk mendoj se meriton më shumë debat.
Besoj se edhe Gjykata Administrative ka bërë gjënë e duhur që nuk e ka pezulluar atë vendimmarrje të komisionit të votimit.
Në fund të fundit rregulli i votimit thotë shënim në kutinë përkatëse, jo shënja ku të të dojë qejfi.
Kaq.
Ska përse të bëhet gjithë kjo gurgule mendoj.

Next Post
Vrasja e biznesmenit italian, zbulohet dëshmia e autorit: Më qëlluan të parët, isha i dehur!

Vrasja e biznesmenit italian, zbulohet dëshmia e autorit: Më qëlluan të parët, isha i dehur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In