• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykatës së Lartë i ‘ngec’ kalendari në vitin 2014, zyrat kthehen në depo dosjesh

by A R
19/11/2018 19:51
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë është kthyer në një depo dosjesh që nuk dihet se kur do shqyrtohen. Janë 30 mijë dosje pezull të vendosura në salla, korridore dhe zyrat e avokatëve. Çdo ditë paraqiten 50 kërkesa për gjyqe ndërsa dhjetëra mijë persona janë në pritje të radhës prej disa vitesh.

Prej dy dekadash Enver Isufi endet gjykatave në kërkim të drejtësisë. Një banesë 74 m2 në Tiranë që iu la trashëgimi nga i ati, u kthye në mollën e sherrit gjyqësor mes tij dhe të vëllait, shkruan Top Channel.

Të dy ata shpresuan se gjyqësori do t’ua pjesëtonte pasurinë në mënyrë të tillë që të dy të mbeteshin të kënaqur. Por kur peshorja e njërës gjykatë jepte një vendim, vëllai tjetër ankohej në Gjykatën më të lartë. Pesë vite më parë në apel fitoi Enveri, por i vëllai dorëzoi rekurs dhe që prej atëherë Gjykata e Lartë s’ka shpallur ende datë gjyqi.

Por stoku i dosjeve qe presin për t’u gjykuar po shkon 30 mijë. Problemi është mbartur në vite dhe se fundmi doli në sipërfaqe përsa kohë që Gjykata Supreme ka mbetur vetëm me 4 anëtarë.

Aktualisht Gjykata e Lartë shqyrton çështjet urgjente dhe kalendari i ka mbetur në 2014.

Çdo ditë regjistrohen 50 çështje të reja, një prurje e lartë krahasuar me 100 në javë që mbyllen. Ndaj ambientet e brendshme tashmë i ngjajnë një magazine të madhe ku depozitohen pambarimisht dosje.

Në situatën ku gjendet drejtësia, postulati: Drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar nuk ka më kuptim. Gjykata e Lartë nuk ka me vend për të arkivuar dosjet, ndaj edhe zyrat e gjyqtarëve janë përshtatur si mini arkiva, shkruan TCH.

Në këto kushte që prej muajit shtator, Gjykata e Lartë ka kërkuar ndihmë nga një institucion tjetër për të sistemuar dosjet e rekursit.

/b.d

Next Post
Mediat greke: Arrihet marrëveshja për emrin e Maqedonisë, ja si do quhet

Shkupi, notë proteste Hungarisë: Duam Gruevskin pa vonesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

“Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ministri Ferit Hoxha: Miratimi i IBAR në dorë të vendeve anëtare

March 31, 2026
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In