Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur nga 30 ditë paraburgim për shtatëmbëdhjetë protestuesit e opozitës. Këtë masë për 17 protestuesit e kishte kërkuar Prokurori Themelore në Prishtinë. Këta protestues u arrestuan nga Policia e Kosovës, në protestën e 18 nëntorit.
Protesta kishte nisur pas arrestimit të shefes së deputetëve të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, e cila ka hedhur disa herë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjet e Kosovës me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, dhe atë me Malin e Zi për caktimin e demarkacionit.
Policia është ende në kërkim të tre deputetëve të tjerë, nga radhët e Vetëvendosjes. Për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun e Faton Topallin është lëshuar urdhër-arrest për të njëjtën vepër si të Kadaj Bujupit.