• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Speciale, përse Thaçi dhe Haradinaj i frikësohen në palcë

by Java News
27/12/2017 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tema e kohëve të fundit e më e nxehta për vend është Gjykata Speciale. Kjo temë kohën e fundit ka vënë në pikëpyetje edhe sovranitetin e Kosovës. E gjithë kjo pasi që ditë më parë nga krerët e shtetit u tentua të shfuqizohej ligji i Speciales. U tha se kjo iniciativë ishte nisur nga i pari i Kosovës, Hashim Thaçi  ku ishte vetë ai që në vitin 2015 e kishte shtyrë në Kuvend.

Që atë kohë një ligj të tillë e kundërshtoi opozita ku pjesë e saj ishte Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA. Kundërshtimi u bë me gaz lotësjellës e protesta të shumta, por pavarësisht kësaj Ligji për themelimin e Gjykatës Speciale u miratua në Kuvend me 73 vota për.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kundërshtoi me çdokush themelimin e një Gjykate të tillë.

“Vetëm Kosova u dashka të kalojë për të katërtën herë për pastrim. Aq të papastër jemi sa na u dashka edhe njëherë që të pastrohemi”,  pati  deklaruar Haradinaj në vitin 2015.

Në aënën tjetër Hashim Thaçi i cili atë kohë ishte zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme u kërkonte me ngulm deputetëve ta votonin krijimin e Gjykatës Speciale.

“Deputetë të nderuar, qeveria e Kosovës ka proceduar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që të themelohet gjykata speciale, si një vendim jo i lehtë, por i domosdoshëm në kohë dhe përgjegjësi për thellimin të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtarë, i përgjegjësive tona për të mos pasur pengesa që do na vononin në integrimin euroatlantik. Ne këtë vit mund ta shndërrojmë në një vit europian të Kosovës”, deklaronte atëkohe Thaçi.

Viti 2016 ishte vit në të cilin u përfol se kush mund të ishin të akuzuarit e Gjykatës Speciale. U përfolën emra të shumtë e në mesin e tyre edhe komandantët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli e komandantë të tjerë disa nga të cilët edhe ishin duke e vuajtur dënimin. Këta emra ndonëse jo zyrtarisht ishin top lajme te medieve jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare.

E 2017-ta ishite vit i nxehtë për Gjykatën Speciale, thënë më mirë fundi i këtij viti. Më 23 dhjetor u krerët e shtetit por tani në pozita të ndryshme në krahasim me ato para dy viteve, Hashim Thaçi President dhe Ramush Haradinaj Kryeministër tentuan të shufuqizojnë ligjin për Gjykatën Specaile.

I mblodhën 43 nënshkrime për një gjë të tillë duke mos marrë parasysh as deklarimet e ambasadorëve të shteteve mike që shfuqizimi i një Gjykate të tille e cenon integritetin dhe sovranitetin e vendit. Madje as deklaratat se nëse shfuqizohet ligji për Specialen, Kosova kthehet shumë vite prapa ku rrezikohej edhe heqja e pavarësisë së vendit.

Pasi që nuk u mblodhën nënshkrimet e duhura, një gjë e tillë dështoi dhe reagimet e shumta nga analistë e shoqëria civile filluan t’i shkojnë në adresë Presidentit Thaçi për dorëheqje.

Që të dy edhe Presidenti Thaçi edhe kryeministri Haradinaj pas kësaj u deklaruan se një Gjykatë e tillë nuk është në të mirë të vendit.

Thaçi ndonëse vetë e kishte shtyrë një ligj të tillë në vitin 2015 në Kuvend, tha se atëkohe kishte pasur presion nga ndërkombëtarët për themelimin e një Gjykate të tillë.

“Ata na premtuan se nëse e themelojmë një Gjykatë Speciale, Kosova mund ta ketë ushtrinë, mund ta ketë liberalizimin  vizave, do të anëtarësohej në organizata ndërkombëtare. Por, asgjë nuk ndodhi ndërsa tani unë nuk mund të dalë kundër kërkesës se deputetëve dhe do ta nënshkruaja nëse do të më vinte në tavolinë shfuqizimi i një ligji të tillë”, pati thënë Thaçi.

Në anën tjetër kryeministri Haradinaj në një deklaratë për media e kishte pranuar se një veprim i tillë mund të sjellë pasoja për vend.

“Ky veprim ka pasojat e veta. Pra nuk është pa pasoja. Në fakt edhe Gjykata vetë është barrë e rëndë për Kosovës. Hiq faktin se edhe ne jemi të interesum për zbardhjen e çfarëdo vepre kriminale të luftës apo pas luftës. Një situatë e tillë Kosovën e nxjerr gati monstrum ligjor pra vetëm për Kosovën organizohet një situatë e veçantë. Ka pas një për krejt ish-Jugosllavinë ku jemi përfshi ne, e tani është vetëm për Kosovën”, kishte thënë Haradinaj.

E kush nga këta të dy ia ka frikën më të madhe Gjykatës Speciale, ende nuk dihet ndonëse Haradinaj është gjykuar nga drejtësia ndërkombëtare, kurse ai i cili duket se e ka radhën për t’u gjykuar është vetë Thaçi apo ish-komandant Thaçi./arbresh.info

ma.me

Next Post
Mos i konsideroni tradhtarë këshilltarët që votojnë buxhetet!

Mos i konsideroni tradhtarë këshilltarët që votojnë buxhetet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

January 23, 2026
Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In