• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjykata Speciale nuk shfuqizohet, Thaçi dhe Haradinaj tërhiqen nga qëndrimi

by Java News
02/02/2018 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse më herët e kishin thënë prerë se do ta miratonin nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në rast se çdo gjë do të funksiononte në mënyrë kushtetuese, Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj, duket se janë distancuar disi nga pozicionin e tyre paraprake.

Si Kreu i Shtetit ashtu edhe ai i Ekzekutivit duket se janë ndërgjegjësuar pas paralajmërimeve të ndërkombëtarëve, ndërsa përmes deklaratave të bëra së fundmi, kanë lënë të kuptohet se institucioni i pavarur gjyqsor do të vijojë të mbetet në fuqi.

Presidenti Thaçi gjatë një diskutimi me gazetarët në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, ndonëse e cilësoi si diçka që duhet gëlltitur për hir të partnertetit me perëndimin, shtoi se Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet.

Thaçi: Dilemat kanë qenë të hequra edhe më herët dhe nuk ka pasur asnjë dilemë. Zhurmat kanë qenë të panevojshme dhe ekzagjerime të panevojshme prej kujtdo që janë bërë. Sepse Kuvendi i Republikës së Kosovës ka marrë vendim të qartë, të prerë dhe të pastër në gusht të vitit 2015 që Kosova ka pranuar – edhe pse në një rrethanë mere ose lerë – ta themelojë gjykatën dhe ai vendim është në fuqi. Unë respektoj opinionet e çdo deputeti, opinionet e secilit, por nuk ka qenë një situatë çfare është menduar dhe është prezantuar në opinion.Sot kam dhënë qëndrimin e shtetit të Kosovës në atë se shteti i Kosovës qëndron pas vendimit të gushtit të vitit 2015; se gjykata nuk do të shfuqizohet dhe Kosova këtë rrethanë duhet ta shndërrojë në avantazh dhe jo në një situatë preokupuese me tendenca destabilizimi.

Nga ana tjetër, edhe Haradinaj premtoi se Kosova do t’i përmbush të gjitha obligimet ndërkombëtare, përfshirë edhe Gjykatën Speciale, ndërsa shtoi se nuk i frikësohet kësaj të fundit.

Deklaratat e tij erdhën gjatë një interviste përballë gazetarit të mirënjohur Tim Sebastian.

Haradinaj: Kosova i ka përmbushur obligimet e saj, sa i përket ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk ka dyshim që Kosova do t’i kryejë edhe këto obligime ndërkombëtare.Është një shqetësim që lidhet me Gjykatën Speciale dhe një numër të njerëzve këtu e konsiderojnë si të padrejtë ngaqë ka qasje selektive dhe etnike ndaj krimeve. Kjo gjykatë fokusohet në raste të veçanta të luftës, kështu që supozohet që ti drejtohet vetëm një etnie. Por Gjykata ekziston, është krijuar me votë në Parlament, janë votuar ndryshimet kushtetuese.

Pavarësisht tërheqjes në dukje nga nisma, ende një grup i gjerë i politikanëve të Kosovës e cilësojnë Gjykatën Speciale një institucion që dëmton imazhin e luftës së ndershme të UÇK-së për liri dhe pavarësi.

a.ç

Next Post
FOTO/ Makina futet mes turmës, 18 të plagosur

FOTO/ Makina futet mes turmës, 18 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

January 23, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Pse protestat e Beogradit dhe Bangladeshit janë kundër Berishës

January 23, 2026
U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

January 23, 2026
“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

January 23, 2026
Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In