• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjykata Speciale, 43 deputetë të Kosovës në “listën e zezë” për viza të SHBA- BE

by Java News
24/01/2018 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, që kërkuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nuk do të mund të marrin më viza. Emrat e 43 prej tyre, siç ka mësuar Gazeta Express, nga burimet diplomatike, kanë hyrë në një listë të zezë të përpiluar nga shtetet mike të Kosovës.

Nismës së deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, ia kanë parë ‘hajrin” deputetët që e kanë vënë nënshkrimin e tyre në mbështetje të saj.

43 deputetët, që vitin e kaluar kanë nisur procesin e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, janë futur në një listë të zezë për viza. Ata nuk do të mund të pajisjen me viza nga shumë shtete perëndimore, mike të Kosovës.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta diplomatike se ky vendim është marrë pasi këta deputetë kanë dalë kundër qëndrimeve të Ambasadave, që përfaqësojnë shtetet më të fuqishme në vend. Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës pati ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Nait Hasani, Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj Gutaj, Xhevahire Izmaku, Abdyl Salihu, Fadil Beka, Ganimete Musliu, Flora Brovina, Mergim Lushtaku, Sala Berisha Shala, Memli Krasniqi, Emilja Redzepi, Etem Arifi, Duda Balje, Albert Kinolli, Bahrim Shabani, Danush Ademi, Shkumbin Demaliaj, Ahmet Isufi, Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, Rasim Selmanaj, Bekë Berisha, Blerim Kuçi, Gani Dreshaj, Muharrem Nitaj, Daut Haradinaj, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Evgjeni Thaçi Dragusha, Mexheide Mjaku Topalli, Blerta Deliu Kodra, Safete Hadërgjonaj, Andin Hoti, Zenun Pajaziti, Milaim Zeka, Enver Hoti, Albulana Balaj Halimaj, Zafir Berisha, Haxhi Shala, Bilall Sherifi, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri dhanë nënshkrimet për të kërkuar shfuqizimin e Speciales.

Nisma e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasoi një peticion të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin kërkonin nga Kuvendi i Kosovës ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ndaj nismës së shfuqizimit të Gjykatës Speciale kanë dalë thuajse të gjithë ambasadorët që veprojnë në Kosovë. Ata madje paralajmëruan edhe rreziqe që mund t’i bartë Kosova nëse shfuqizohet kjo Gjykatë.

Mandati i Gjykata Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

Next Post
Liga e Kombeve, në Skoci i bëjnë jehonë përballjes me Shqipërinë, titujt e mediave në Glasgow

Liga e Kombeve, në Skoci i bëjnë jehonë përballjes me Shqipërinë, titujt e mediave në Glasgow

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In