• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata rrëzon kërkesën e të dënuarit për Masakrën e Qafë-Gjashtës, Greqia nuk e ekstradon

by E S
15/04/2025 23:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Sarandës ka rrëzuar kërkesën e 55-vjecarit Aleksandër Bala alias Aleko Bala, i dënuar me 15 vjet burg për “Masakrën e Qafë-Gjashtës”, për parashkrim të vendimit penal.

Bala iu drejtua fillimisht me kërkesë Gjykatës së Sarandës duke i’u referuar legjislacionit shqiptar që parashikon që “Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet burgim”. Gjykata e Sarandës i’a kaloi për moskompetencë çështjen GJKKO dhe kjo e fundit Gjykatës së Lartë. Më pas Gjykata e Lartë ia kaloi sërish çështjen Gjykatës së Sarandës.

Në 14 prill, Gjykata e Sarandës vendosi rrëzimin përfundimtar të kërkesës së Balës pasi sipas saj, për parashkrimin e dënimit nuk duhet të kalojnë 15, por 20 vjet dhe si datë për vendimin e formës së prerë duhet të jetë ai i Gjykatës së Lartë dhe jo i Apelit. “…nisur nga fakti që dënimi prej 15 vjetësh burgim sikurse është dënuar kërkuesi Aleksandër Bala përfshihet në shkronjën “a” të nenit 68 të Kodit Penal për efekt të parashkrimit të ekzekutimit të tij, (ii) mbajtur parasysh se vendimi i dënimit të kërkuesit Aleksandër Bala, ka marrë formë të prerë më datë 13.4.2014, qartësisht rezulton se afati 20 vjeçar që kërkon ligji për të konstatuar parashkrimin e ekzekutimit të dënimit, nuk ka kaluar dhe prandaj kërkesa është e pabazuar në ligj e në prova, e si e tillë duhet të rrëzohet” shprehet Gjykata.

Aleksander Bala i njohur si Aleko apo Leku, pronar i një parkingu privat në Sarande, u shpall në kërkim nga policia në nëntor 2017 pas një operacioni të madh të policisë për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për autorët e “Masakrës së Qafë-Gjashtës”. Ata akuzoheshin se në 4 mars 1997 vranë dhe dogjën oficerin e policisë Gjergj Mehmeti, mbajtën peng dhe torturuan oficerin Eduard Aliaj dhe tentuan të vrasin oficerët e policisë Sokol Bizhga e Myzafer Blushi. Për ngjarjen në fjalë u arrestuan Vladimir e Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Çipa e Edmond Sejko si dhe u shpallën shumë të tjerë në kërkim. Nga të gjithë të akuzuarit vetëm vëllezërit Sinani kryen dënimin e tashmë kanë dalë nga burgu, pasi Çipa u shpall i pafajshem nga Gjykata e Apelit e Sejko u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Në kërkim vazhdojnë të jenë Agron Qurku, Aleksandër Bala, Arben Këndezi, Mikel Këndezi e Alqi Paguni.

Vlen të theksohet që të gjithë personat ne kërkim janë arrestuar në kohë të ndryshme nga policia greke, por Gjykatat e këtij shteti nuk kanë pranuar t’i ekstradojnë. Mes të kërkuarve që nuk është ekstraduar është edhe Agron Qurku, i cili veç masakrës së Qafë-Gjashtës është dënuar edhe për vjedhje bankash, plagosje, rrëmbim etj.

ZBULOHET PËR HERË TË PARË ARSYEJA E MOS EKSTRADIMIT TË ALEKO BALËS

Në vendimin e fundit, Gjykata e Sarandës ka zbuluar për hërë të parë për publikun edhe arsyen e mos ekstradimit të Balës. Në fakt burime konfidenciale bëjnë me dije se e njëjta arsye dyshohet të jetë përdorur edhe nga të tjerë të kërkuar për Masakrën e Qafë-Gjashtës, pasi të gjithë fshihen në Greqi e të gjithë janë arrestuar e liruar aty.

“Më datë 17.2.2014, Interpol Athina/Greqi njofton Zyrën Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana se i dënuari Aleksandër Bala është arrestuar në zonën e Pireaus/Athinë, me qëllim vijimin e procedurave të ekstradimit.

Procedurat ligjore kanë vijuar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e cila pasi ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që lidhej me kërkuesin Aleksandër Bala, ka vijuar procedurat zyrtare të ekstradimit të tij.

Nëpërmjet shkresës me nr. 176/5 prot, datë 30.5.2024 Ministria e Drejtësisë i përcjell Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, vendimin nr.6/2014, datë 11.4.2014 të Këshillit të Gjykatës së Apelit të Pireut, Greqi, mbi refuzimin e ekstradimit të të dënuarit Aleksandër Bala. Këshilli i Gjykatës së Apelit të Pireut, ka refuzuar ekstradimin e të dënuarit Aleksandër Bala, pasi sipas tyre ekzistonte mundësia që ai të përndiqej nga shteti shqiptar edhe për një vepër tjetër penale, të ndryshme nga ato për të cilat kërkohej ekstradimi dhe që lidhej me veprimtarinë nacionale apo fetare që Aleksandër Bala zhvilloi përgjatë trazirave të vitit 1997 -1998 për ruajtjen e anëtarëve homogjenë dhe kristian në Shqipëri”.

Ne tetor 2011, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dha këto dënime përfundimtare për Masakrën e Qafë-Gjashtë që u lanë në fuqi nga Gjykata e Lartë:

Vladimir Sinani 18 vjet burg

(Tashme e ka kryer denimin)

Nestor Sinani 15 vjet burg

(Tashme e ka kryer denimin)

Aleksander Bala 15 vjet burg

(Ne kerkim)

Alqi Paguni 15 vjet burg

(Ne kerkim)

Edmond Sejko

6 vjet burg

(Tashme e ka kryer denimin)

Mikel alias Flamur alias Vladimir Kendezi 15 vjet burg

(Ne kerkim)

Arben Kendezi 16 vjet burg

(Ne kerkim)

Agron Qurku 16 vjet burg

(Ne kerkim)

Next Post
BE “kërcënon” Serbinë: Bllokojmë integrimin nëse Vuçiç shkon në paradën e Putinit

BE “kërcënon” Serbinë: Bllokojmë integrimin nëse Vuçiç shkon në paradën e Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In