• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata rrëzoi propagandën e SPAK për “provat me përgjime nga qelia”

by Mero Baze
08/04/2025 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Apelit për mbajtjen në burg të Erion Veliajt, është një përgënjeshtrim i ri për propagandën e SPAK ditën e gjyqit dhe pas tij.

Të gjitha lajmet e infiltruar nga SPAK në media, përfshirë dhe të “tregtarëve” zyrtarë të tij, flisnin për prova të reja të dala nga përgjime në qeli, që implikonin rëndë Erion Veliajt.

Madje një kopje e këtyre “provave” po botohet në një portal që vetëparaqitet si organ zyrtar i SPAK.

Edhe pse u bë i bezdisshëm debati se kush i nxori përgjimet, sot kam parë kopjen që kanë marrë avokatët dhe kopjen që është botuar në shtyp.

Janë tërësisht të ndryshme si nga formati i faqosjes ashtu edhe nga përmbajtja.

Në kopjen e botuar në shtyp, është fjalimi i prokurorit Olsi Dado i mbajtur në Gjykatë, i formuluar si fjalim ku argumentet ilustrohen me copëza përgjimesh të futura si “prova”.

Në kopjen që kanë avokatët nuk ka as fjalim e as paraqitje provash, por thjesht tabela përgjimesh, me kuadrate – nga ora kaq në orën kaq, ky numër telefoni me këtë numër telefoni – siç është formati zyrtar i përgjimeve.

Për të mos shkelur ligjin, po e ilustroj me një format përgjimi zyrtar që përdor prokuroria.

Gjykata rrëzoi propagandën e SPAK për “provat me

Ky është formati i përgjimeve që kanë marrë avokatët.

 

Ajo që ka botuar SPAK tek “organi zyrtar” i tyre  nuk është kopja e avokatëve, por kopja e përgatitur nga vetë prokurori Olsi Dado.

Gjykata rrëzoi propagandën e SPAK për “provat me

Kjo kopje me vulë të njomë është në formën e një fjalimi që ka mbajtur prokurori para gjykatës dhe ka si ilustrim përgjimet.

Kjo nuk është kopja e avokatëve, edhe pse nga brenda SPAK-ut u përpoqën të bëjnë diversion mes avokatëve se kush mund ta ketë nxjerrë.

Tani, a është kjo shkelje ligji apo jo, është një debat që le ta bëjë SPAK, pasi atë kemi caktuar të vlerësuar shkeljet ligjore.

Por që SPAK ka bërë propagandë publike duke linçuar një të burgosur, dhe duke nxitur edhe fantazinë e perversëve shqiptarë për raportet familjare të të burgosurit, është fakt publik.

Nuk e di pse prokurori vuan nga sindroma e tradhtisë së gruas, por futja e përgjimeve për jetën private në një raport të prokurorit dhe pastaj bërja publike e tyre, është thjesht linçim ndaj të burgosurit – i cili shpresoj që ta çojë këtë betejë ligjore deri në fund në Strasburg, me qëllim që të krijohet një standard ndëshkimi për ata që duan të vendosin në Shqipëri ligje iraniane për jetën e atyre që përgjojnë.

Arsyetimi i gjyqtarit lidhet me pozicionin e Veliajt si kryebashkiak dhe mundësinë e arratisjes së tij, pasi sipas gjykatës ai ka mundësi financiare.

Nuk dua të interpretoj vendimin e gjykatës – për këtë avokatët do të ndjekin rrugën ligjore të ankimit – por manipulimi i opinionit publik me “përgjimet” e famshme është thjesht një propagandë e rëndomtë e SPAK dhe një dëm i madh për reputacionin e tij.

Sepse duket se inatet personale kanë mundur profesionalizmin e tyre dhe, akoma më keq, kanë shfaqur në disa raste edhe një lloj perversiteti publik që i turpëron si institucion.

Nëse një të burgosur e përgjon 24 orë, natyrisht që do të dëgjosh edhe biseda familjare, edhe seksuale, edhe banale.

Por ato nuk janë objekt hetimi.

Dhe ata nuk kanë asnjë të drejtë – as morale, as ligjore – as t’i lexojnë e jo më t’i bëjnë publike.

Fakti që prokurorët e çështjes Veliaj u përpoqën të bëjnë propagandë me fakte që gjykata nuk i ka marrë parasysh, tregon se janë të pasigurt në vendimin e tyre dhe tani po bëjnë reprezalje, duke kërkuar me çdo kusht “fakte të reja” rrugës, duke frikësuar dëshmitarë dhe shpikur fabula, që të mbajnë në këmbë një çështje me ndjeshmëri të lartë publike, politike dhe profesionale.

Deri tani, kanë humbur betejën me faktet dhe kanë fituar betejën me propagandën.

 

Next Post
Seanca e parë në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Krahas betimit të deputetëve, do votohet dhe qeveria e re

Kurti nis të kërkojë aleatë për krijimin e qeverisë, LDK refuzon ftesën: S'mund të anashkalojmë sharjet që na janë thënë në fushatë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    10 months ago

    Kjo puna e SPAK, dhe ecuria e vetë diskreditimit që po pëson dhe nxjerrja e i formacioneve medemek sekret hetimor, nëpër mediat e ndryshme nga dita në ditë, tregon një falsitet, tragji-komedi dhe absurditet të spakisteve nga kreu në fund, si njerëz pa edukate qytetare e të pakulturuar, si njerëz që përveç librave të shkollës, nuk kanë lexuar asnjë roman në jetën e tyre, duke i kujtuar njerëzit dhe popullin, nën nivelin e tyre që vetë ata janë poshtë nivelit mediokër.
    Për këtë, spakisteve pa përjashtim, do tu shkonte bejtja humoristike shkodrane që është një tallje bythe për ata të gjithë ;
    Ka ra dielli
    N’sheke t’djathit
    E janë çue
    shtrepat përpjetë,
    A nis kubla
    N’pikë t’vrapit
    Me xan krapin
    N’biçikletë.

    Ta gëzojmë SPAK-un e Partisë së Sali Berishes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

February 15, 2026
Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In