• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata pezullon nga detyra drejtoreshën e Spitalit të Durrësit A. Frashëri

by Java News
21/03/2016 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka vendosur sot me kërkesë të Prokurorisë, masën ndaluese “pezullim nga detyra” për drejtoreshën e spitalit rajonal, Ardjola Frashëri, e dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë në tenderë”.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka audituar veprimtarinë ekonomike të Spitalit Rajonal të Durrësit për periudhën 2013-2015.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se, në të paktën 23 raste, drejtoresha Frashëri, si edhe ish-drejtori Taulant Baku, i cili gjithashtu është nën hetim, kanë urdhëruar kryerjen e prokurimit publik me procedurën e “Negociimit pa njoftim paraprak”.

Në bazë të ligjit “Për prokurimin publik”, kjo procedurë aplikohet vetëm në raste emergjente. Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Durrësit rezulton se prokurorimet publike me negocim pa njoftim janë kryer në shkelje të ligjit, për faktin se nuk ka pasur asnjë arsyetim për kushtet e emergjencës.

Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria e Durrësit konsideron si shkelje ligjore procedurat e prokurimit publik për mallra dhe shërbime, si: blerje nafte, shërbim kateringu, shërbim ruajtje civile, riparim pavionesh, blerje materiale pastrimi, si edhe për blerje medikamentesh dhe materialesh mjekësore.

Në vijim të hetimit, Prokuroria e Durrësit do të analizojë dëmin e shkaktuar nga procedurat e dyshuara si të zhvilluara në kundërshtim me ligjin. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik llogaritet në vlerën e rreth 70 milionë lekëve.

Pasi ka marrë vendimin e gjykatës për pezullim nga detyra të drejtoreshës Ardjola Frashëri, Prokuroria e Durrësit ia ka dërguar për zbatim Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, për ish-drejtorin Taulant Baku, nuk është kërkuar masë ndaluese, për faktin se ai nuk është në funksion publik.Panorama

Next Post

Mbledhja e PS/ Blushi do të dijë kur nis fushata, Kokëdhima kërkon sërish sqarime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In