• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Penale Ndërkombëtare publikon detaje të takimit Rama-Hofmański-Khan në Hagë: Ja çfarë u diskutua

by Java News
04/07/2022 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Holandë, ka zhvilluar takime edhe me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Pas takimit, vetë gjykata ka pasqyruar këtë vizitë duke theksuar së vlerësojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjykatës dhe vlerësoi kryeministrin Rama që nderoi Gjykatën me vizitën e tij.

Nga ana tjetër, në njoftimin e Gjykatës thuhet se kryeministri Rama dha mbështetjen e tij (të Shqipërisë) për këtë institucion, duke theksuar se: “Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar në drejtësinë dhe legjislacionin ndërkombëtar kundër krimeve më të rënda të kryera kudo në botë.

Mbështetja e Shqipërisë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Zyrës së Prokurorit në punën e tyre thelbësore për të garantuar zbatimin universal të Statutit të Romës në vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të rënda.

Si shtet anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, Shqipëria do të vijojë të kërkojë vënien para përgjegjësisë për të garantuar llogaridhënie në çdo rast që shkelet e drejta ndërkombëtare.’‘/Lexo.al

Njoftimi i plotë i Gjykatës Penale Ndërkombëtare:

Më 4 korrik 2022, shkëlqesia e tij, zoti Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë vizitoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ku u takua me Kryetarin e Gjykatës, Gjyqtarin Piotr Hofmański, Prokurorin e gjykatës Karim A.A. Khan QC dhe Regjistruesin Peter Leëis.

Në fjalën e tij gjatë takimit, Kryetari i Gjykatës Hofmański falenderoi Kryeministrin Rama që nderoi Gjykatën me vizitën e tij dhe deklaroi: “Vlerësojmë shumë bashkëpunimin e Shqipërisë me Gjykatën dhe mbështetja që i ka dhënë asaj si pale afatgjatë e Statutit të Romës.”

Kryeministri Rama tha: “Republika e Shqipërisë mbetet e angazhuar në drejtësinë dhe legjislacionin ndërkombëtar kundër krimeve më të rënda të kryera kudo në botë.”

Kryeministri Rama theksoi sërish “Mbështetja e Shqipërisë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Zyrës së Prokurorit në punën e tyre thelbësore për të garantuar zbatimin universal të Statutit të Romës në vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të rënda”.

“Si shtet anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023, Shqipëria do të vijojë të kërkojë vënien para përgjegjësisë për të garantuar llogaridhënie në çdo rast që shkelet e drejta ndërkombëtare,” tha ai.

Vizita e kryeministrit Rama në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, nxjerr në pah mbështetjen e Shqipërisë ndaj Gjykatës dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër mosndëshkimit të autorëve të krimeve më të rënda që prekin komunitetin ndërkombëtar në tërësi. Shqipëria nënshkroi Statutin e Romës më 18 korrik dhe depozitoi instrumentin e saj të ratifikimit të Statutit të Romës më 31 janar 2003./m.j

Next Post
Po transportonte grurë të vjedhur? Turqia ndalon një anije ruse në Detin e Zi

Po transportonte grurë të vjedhur? Turqia ndalon një anije ruse në Detin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In