• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata nxjerr urdhër ekzekutimi: Koseni në polici me gradën që kishte

by Java News
18/11/2016 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Koseni, i cilësuar si “komisari i hekurt”, ka fituar të gjitha betjat ligjore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, duke i detyruar këto institucione ta sistemojnë në punë dhe t’i kthejnë pagat mujore për 10 vitet e lëna pa punë. Sot Gjykata e Tiranës nxori një urdhër ekzekutimi për kthimin në detyrë të Edmond Kosenit me gradën që ka patur para pezullimit në vitin 2005.

Urdhri i ekzekutimit detyron, nëpërmjet përmbarimit, Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, për ta sistemuar Kosenin në punë dhe për t’i paguar detyrimet financiare që lidhen nga data 1 dhjetor 2015 e deri në momentin e ekzekutimit të vendimit të qershorit 2012, të gjykatës së Apelit Tiranë.

Edmond Koseni komentoi vendimin e gjykatës, duke theksuar se shpreson që ministri Tahiri dhe drejtori i policisë Haki Cako ta pranojnë në polici dhe të respektojnë vendimin. Ai deklaroi se policia shqiptare është e aftë të jetë si policia amerikane e gjermane, nëse punohet me ndershmëri.

Prej më shumë se 10 vite ish-komisari Edmond Koseni, është pezulluar nga detyra për shkak të një procesi penal kundër tij. Mirëpo edhe pse nga ky proces punonjësi i policisë doli i pafajshëm, ai sërish u la pas dore nga krerët e policisë së Shtetit, duke mos u lejuar të rikthehet në punë. Nisur nga kjo situatë, Koseni është detyruar të punojë në disa kompani private, ndërkohë paralelisht i është futur kalvarit të proceseve gjyqësore, duke kërkuar rikthimin në punë.

Edmond Koseni ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe ka kryer së fundi detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan. Gjatë kryerjes së kësaj detyre, ndaj tij ka filluar një procedim penal, në të cilin ai është akuzuar të kish kryer veprën penale të “torturës me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

Në këto kushte, me urdhrin nr. 3727, datë 23 dhjetor 2001 të Ministrit të Rendit Publik, paditësit është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e çështjes penale, me motivacionin “për shkelje të rënda në detyrë”.

Rezulton se në këtë procedim penal, ndaj paditësit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”. Ndërkohë që kryeministri një ditë më pas në 21 dhjetor 2001 ka vendosur të largojë paditësin Edmond Koseni nga detyra.

Sa i përket procedimit penal, rezulton se me vendimin e nëntorit 2003 të gjykatës Elbasan, Koseni është deklaruar i pafajshëm për akuzën e “torturës” dhe është pushuar çështja penale, lidhur me akuzën e “kryerjes së veprimeve arbitrare”.

Pas marrjes së pafajësisë nga gjykata e Elbasanit, Koseni i ka kërkuar palës së paditur që t’a sistemojë atë në punë dhe në kushtet kur pala e paditur ka refuzuar këtë kërkesë, ai ka ngritur padinë objekt gjykimi.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë pjesërisht padinë, duke i njohur paditësit të drejtën e përfitimit të pagesës kalimtare. Ky vendim pasi është gjetur jo i drejtë nga gjykata e Apelit, është prishur nga kjo e fundit me arsyetimin se konkluzioni i gjykatës është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë, mos analizimit të fakteve të caktuara, si dhe disponimit jashtë kërkimeve të pareshtruara në objektin e padisë.

Për këto arsye, gjykata e Apelit ka vendosur ta prishë vendimin dhe ta dërgojë çështjen për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sërish kalvari i gjyqeve ka filluar nga e para, ndërkohë që në qershor të 2012 në gjykatën e Apelit, Koseni ka fituar gjyqin.

Në rrethanat e fakteve të paraqitura, gjykata çmoi se heshtja e palës së paditur për ta sistemuar paditësin në detyrën e punonjësit të policisë së shtetit, duhet të kuptohet dhe trajtohet si refuzim për të zënë me punë paditësin, situatë kjo që nënkupton ndërprerjen e kontratës së shërbimit publik mes policisë së shtetit dhe paditësit. /shqiptarja.com

Next Post
36-vjeçari i “vetëvrarë”/ Ndalohen dy persona, njëri u plagos me të njëjtin plumb që vrau Besnik Pudjan

Gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit në Kashar, pranë viktimës një armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In