Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është refuzuar kërkesa për mbrojtje në liri. Dhomat e Specializuara përmes një vendimi të publikuar më 22 gusht kanë vendosur që Thaçi të mbahet në paraburgim.
Sipas arysetimit “ekziston rreziku që Thaçi të arratiset” ose “të ndërhyjë në drejtësi”.
Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim që nga muaji nëntor i vitit 2020. Ai akuzohet për “krime” të supozuara lufte.
Mbrojtësit ligjorë të Thaçit disa herë kanë parashtruar kërkesë që Thaçi të mbrohet në liri. Por të gjitha kërkesat janë refuzuar nga Gjykata Speciale, raporton gazeta Express në Kosovë.
/e.d