Gjykata e Tiranës ka liruar katër personat e arrestuar për protestën para Ministrisë së Jashtme.
Protestuesit bllokuan hyrjen e ministrisë, çka solli arrestimin. Gjykata sot vlerësoi se arrestimi ishte i paligjshëm, pasi protesta është e drejtë kushtetuese e gjithkujt.