• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata lë në burg “policët” që u kërkonin para shoferëve për “shefin”

by Java News
31/07/2016 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës shpalli fajtorë dy kushërinj nga Tapiza e Krujës, të cilët, duke u hequr si punonjës të Policisë së Shtetit, kanë tentuar të përfitojnë para nga disa drejtues automjetesh. Ata u kallëzuan nga dy shoferë, të cilëve u kishin kërkuar që të kontrollonin dokumentet e mjetit me pretendimin se “po bënin kontrolle, pasi kishte ndodhur një vrasje në Tiranë”.

Të pandehurit Halil dhe Shaban Topalli u deklaruan të fajshëm për akuzën e “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore” dhe u dënuan me nga 6 muaj e 20 ditë burg. Referuar vendimit të shpallur më 22 korrik, të afërmit Topalli janë autorët e ndalimit të dy shoferëve më 19 mars 2016 pranë rrethrrotullimit të Kamzës, në drejtim të Tapizës.12717320_156170201430956_7583106797291505703_n

Sipas Gjykatës, kallëzuesi B.K. ka qenë në këtë aks rreth orës 03:30, kur i ka dalë në mes të rrugës një person, i cili i ka kërkuar të ndalonte automjetin. Pas ndalimit të mjetit janë afruar dy persona, njëri nga krahu i shoferit dhe tjetri nga krahu i pasagjerit, të cilët janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, por nuk kanë pasur uniformë policie, tabela apo shenja të tjera identifikuese të policisë.

Duke dyshuar se ata nuk ishin policë, drejtuesi i mjetit nuk i ka dhënë dokumentet. Në këtë moment është afruar një autoveturë ngjyrë blu e errët, nga e cila ka zbritur një person. Sipas Gjykatës, në këtë moment dy “policët” i kanë thënë “Komandant bëre mirë që erdhe, se personat po kundërshtojnë për të dhënë dokumentet”.

Ky person, pasi është shtirur sikur ka kryer një bisedë telefonike për verifikimin e targës, e ka lejuar automjetin e kallëzuesit të largohej. Në të njëjtën datë, rreth orës 04:50, ka ndodhur e njëjta situatë me shtetasin H.S., drejtues i një kamioni.

Atij i ka prerë rrugën automjeti “Ford Focus”, ngjyrë blu i errët, nga i cili ka zbritur një person. “Jemi Policia e Shtetit dhe do të bëjmë kontroll se ka ndodhur një vrasje në Tiranë”, i ka thënë ai. Nën presion, shoferi është bindur të hapë kamionin për kontroll, por “polici” i ka thënë “Lëre atë, po a keni ndonjë lekë se i do shefi që është përpara në mjetin tonë”.FBTOPALLI

“Pas kësaj kërkese, kallëzuesi ka dyshuar nëse ishin apo jo punonjës policie dhe u është përgjigjur se nuk kishte lekë, ndonëse me vete kishte pasur rreth 50 000 lekë. Personi e ka përsëritur kërkesën për para disa herë me ngulm, duke iu afruar edhe me trup fizikisht, por në këto momente personi tjetër që ndodhej në timon i ka kërkuar të largohej. Pasi kanë lënë automjetin të largohej, kallëzuesi ka vënë re nëpërmjet pasqyrës se këta shtetas kanë ndaluar një kamion tjetër”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Pas ndalimit si të dyshuar për ngjarjen, dy të afërmit Topalli mohuan akuzën, por gjatë gjykimit ata u shprehën të penduar dhe kërkuan mëshirë para trupit gjykues./pranorama/a.k

Next Post

Makarona flutur me thjerrëza dhe proshutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In