48-vjeçari Sokol Kapinova i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 5-vjeçe është sjellë ditën e sotme në Gjykatën e Beratit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Prokuroria e Beratit, e përfaqësuar nga prokurori Tasim Puci ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, masë që është pranuar dhe vendosur nga gjyqtari Kostika Çobanaqi, që e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tij.
Mësohet se Kapinova nuk ka shprehur asnjë pendesë për veprimin e kryer me të miturën, ndërkohë që asnjë avokat nuk ka pranuar ta mbrojë dhe atij i është zgjedhur nga Gjykata e Beratit një avokat kryesisht.
/e.rr