Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e dytë të Ermal Hoxhës, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha për të fituar lirinë i cili u arrestua si i përfshirë në trafikun e drogës, në operacionin “Xibraka”.
Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë kërkesën e Hoxhës për të fituar lirinë dhe për të pezulluar masën e arrestit me burg. Më herët ka qenë Gjykata Apelit pranë Krimeve të Rënda që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ermal Hoxhën dhe 8 të arrestuarit e tjerë.
Më 5 janar të 2015-ës policia arrestoi 9 persona, mes tyre dhe nipin e ish-diktatorit Hoxha si dhe sekuestruan rreth 30 kg kokainë në laboratorin e përpunimit të lëndës narkotike në Xibrakë të Elbasanit.
Redaksia Online
(Javanews.al)









