• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata “kyç” në burg anëtarin e klanit ‘Duka’, Elvis Gaçaj dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Santiago Malkos

by Java News
12/10/2019 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit ka vendosur të mbyllë në qeli Elvis Gaçaj,njërin nga anëtarët e klanit “Duka” në Tiranë të dyshuar nga policia si pjesë e skuadrës prej 9 personave që morën pjesë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Gaçaj do të qëndrojë në masën e “arrestit në burg” për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjatë procesit gjyqësor Gaçaj nuk ka pranuar autorësinë e pistoletës me dy karikatorë të mbushur me fishekë, por kjo nuk ndikoi aspak rtek gjyqtari i çështjes, për të vendosur lirimin e tij. Bashkë me Gaçaj dje ka dalë para gjykatës së Durrësit dhe miku i tij Klajdi Driza, i cili është liruar nga qelia duke caktuar gjykata masën e detyrimit për tu paraqitur pranë policisë gjyqësore.

E lirë dhe pa masë ka qëndruar e dashura e Elvis Gaçaj, e cila ndodhej brenda në makinën tip BMW, kur policia ka ndërhyrë dhe ka kryer arestimin e tyre. Elvis Gaçaj, person që konsiderohet nga policia e Tiranës si shpërndarësi kryesor i kokainës në kryeqytet dhe pjesë e klanit “Duka”, është arrestuar në Durrës falë një operacioni të kryer nga policia e këtij qyteti.

Gaçaj njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është dyshuar si pjesë përbërëse e skuadrës 9 anëtarëshe, që morën pjesë në gjurmimin dhe më pas vrasjen e ish-efektivit të policisë së Tiranës, Santiago Malko. Arrestimi i Gaçaj është kryer në mesnatën e djeshme në bulevardin “Taulantia” në Durrës, ku forcat e policisë kanë kapur Gaçaj nën shoqërinë e të dashurës së tij dhe shokut Klajdi Driza.

“Shqiptarja.com” mëson se në momentin që Gaçaj është arrestuar nga policia, ai duhet të ishte në banesën e tij, pasi gjykata e Tiranës dhe më konkretisht gjyqtari Kastriot Gramshi, kishte vendosur për Gaçaj në datën 11 prill 2019 masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi akuzohet nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”. Por ndryshe nga sa ka vendosur gjyqtari Gramshi në Tiranë, Gaçaj nuk ka qëndruar në shtëpinë e tij që ndodhet në rrugën Dora Distria në kryeqytet,por ka thyer vendimin e gjykatës, duke dalë jashtë shtëpisë dhe i armatosur rëndë. Gaçaj, u dyshua nga policia e Tiranës si pjesëmarrës në atentatin me disa plumba ndaj Santiago Malkos, shokut të Ervis Martinaj në 27 gusht 2019 të ndodhur në zonën e Porcelanit. Por këto dyshime u rrëzuan nga prokuroria, kur ajo nuk përfshiu emrin e Gaçajt në listën e personat që kishte kërkuar për arrestimin nga policia.

Kështu që Gaçaj ka vazhduar jetën e tij i qetë dhe pa u shqetësuar nga askush dhe duke mbajtur edhe pistoletën moderne në brez së bashku me 26 plumba të kalibrit 9 mm. Arma e zjarrit prodhim Çek, është gjetur dhe sekuestruar në rrugë nga policia e Durrësit dhe jo në makinë apo në trupin e tre personave të ndaluar. Kjo pasi, njëri nga personat që ndodhej në makinë sapo ka kuptuar që po ndiqej nga policia,ka hedhur nga dritarja pistoletën dhe dy karikatorë dhe mjeti është larguar me shpejtësi. Një patrullë policie i është vënë nga pas mjetit tip BMË, duke i bërë herë pas here thirje të qëndrojë por në fakt automjeti ka vijuar të eci me shpejtësi, deri në një moment kur, është bllokuar dhe nga një makinë e dytë policie. Në pranga kanë rrënë Elvis Gaçaj, Klajdi Driza dhe e dashura e Elvis Gaçaj.

g.kosovari

Next Post
Jep dorëheqjen pas 6 muajsh në detyrë sekretari i Sigurisë së Atdheut Kevin McAleenan, Trump e njofton përmes “Twitter”

Jep dorëheqjen pas 6 muajsh në detyrë sekretari i Sigurisë së Atdheut Kevin McAleenan, Trump e njofton përmes "Twitter"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Mozart e violinë shqiptare në 97-ën dhe drama e sotme e Teatrit

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In