Gjykata Kushtetuese do të mbajë sot seancë për të shqyrtuar padinë e PD për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve. Deputeti Dashnor Sula që dorëzoi padinë thoshte se kërkonte shfuqzimin pasi sipas tij u ngrit për të mbrojtur qytetarët dhe nuk ka funksionuar, por çmimet kanë njohur vetëm rritje.
Bordi i ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill dhe detyra ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori. Çmimet monitorohen çdo javë. Të gjitha subjektet që importojnë dhe prodhojnë produkte ushqimore sipas vendimit janë të detyruar të marrin masa për të ofruar furnizim të pandërprerë. Në vendim përcaktohet po ashtu që të gjitha këto biznese duhet të garantojnë rezerva ushqimore për 3 muaj.
Në 6 shtator të këtij viti, 29 deputetë të Grupit Parlamentar të PD, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesë edhe për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.
/s.f











