• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Kushtetuese përballë testit të ekzistencës së saj

by Desada Metaj
08/10/2025 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj 

Mësohet se në Gjykatën Kushtetuese është zhvilluar mbledhja e gjyqtarëve, ku çështja kryesore dhe prioritare në rend të ditës ka qenë kërkesa e Erion Veliajt për pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës, që caktoi 9 nëntorin si datë për zgjedhjet e pjesshme vendore. 

Një nga anëtarët e Gjykatës, që foli në anonimat, tha se çështja po shqyrtohet me prioritet dhe se në mbledhje ka pasur debate. “Më shumë sesa për emrat, çështja lidhet me zbatimin e Kushtetutës”, tha burimi. Në këtë fazë nuk është arritur ende një vendim, por pritet që mbledhja e radhës të zhvillohet brenda një kohe të shkurtër. 

Përtej interesit gazetaresk mbi ecurinë e kësaj çështjeje — e cila, jo për natyrën e saj, por për peshën e rrethanave që kanë ndodhur këto ditë — ajo që do të vendosë Gjykata Kushtetuese, tejkalon fatin e një kryebashkiaku. Siç kanë rrjedhur ngjarjet, kjo çështje përfshin në thelb ekzistencën e shtetit të shqiptar si rend kushtetues. 

Ngjarja tragjike e vrasjes së gjyqtarit të Apelit është një shenjë e dhimbshme, pas së cilës nuk duhen më prova: integriteti i vetë shtetit është vënë seriozisht në pikëpyetje. Depresioni kolektiv që ka kapluar shoqërinë, apo pasthirrmat emocionale të një pjese të publikut që në rrjete sociale janë bërë palë me vrasësin, janë një sinjal alarmi i kobshëm për shoqërinë tonë. 

Kjo klimë u parapri nga lëvizjet brutale të Kryeministrit, i cili, me nxitim dhe në kundërshtim me traditën kushtetuese e ligjore, shkarkoi “me duart e Këshillit Bashkiak” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke i mohuar atij të drejtat më elementare për t’u dëgjuar. Dhe, si të mos mjaftonte kjo, në kundërshtim flagrant me rastet e mëparshme kur janë shkarkuar përfaqësues të pushtetit vendor, çështja duhej të ishte pezulluar derisa Gjykata Kushtetuese të shprehej. Vetëm më pas duhej vijuar me hapat e tjerë. 

Në vend të kësaj, Presidenti i Republikës — që duhej të ishte diga e parë kundër arrogancës së pushtetit dhe katalizator i paqes sociale — zgjodhi të hidhej në të njëjtën rrjedhë politike, duke dekretuar me ngut datën e zgjedhjeve, ashtu siç e kërkoi Kryeministri, duke sakrifikuar Kushtetutën pa asnjë brejtje minimale ndërgjegjjeje.
Zgjedhje këto, për të cilat askush nuk ka më dyshime se rezultati është i paracaktuar. 

Me një opozitë të dorëzuar e të përhumbur në flirtet e vogla me pushtetin, vetëm për mbijetesën e “sh.p.k.”-ve respektive, shqiptarët janë më të vetmuar se kurrë. Jetimë politikë, të rrethuar nga një hipokrizi e përgjithshme që synon t’i mbajë në letargji sociale. 

Ndaj sot, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, ekziston një nevojë ulëritëse që dikush t’i dalë zot kushtetutshmërisë së vendit. Dhe kjo detyrë i ka ngelur në dorë Gjykatës Kushtetuese. 

Ajo është thirrur sot jo për të gjykuar fatin e një kryebashkiaku të shkarkuar, por politikisht të ekzekutuar nga të vetët. Jo për të mbrojtur thjesht autonominë e pushtetit vendor, si shenjë e demokracisë liberale. Jo për të “shpëtuar ushtarin e mirë Bajram”, por për të mbrojtur edhe vetë ekzistencën e saj si institucion. 

Gjykata Kushtetuese është thirrur për të treguar nëse ekziston ende si mekanizëm që kufizon pushtetin e pakufizuar të Kryeministrit, nënshtrimin e Presidentit, hipokrizinë e opozitës dhe çmendurinë e një pjese të publikut. Dhe këto janë arsyet pse kjo çështje merr rëndësi kardinale. 

Hipokrizia e politikës, pas ngjarjes së ekzekutimit të shtetit dy ditë më parë, që shkëputet vetëm për pak minuta nga zdërhallja me pushtetin për t’u dukur si e mallëngjyer dhe reflektuese, do të zgjasë vetëm tri ditë. Ekzekutimi i Kushtetutës bëhet njëherë e përgjithmonë, pa apelim. Gjykata Kushtetuese ka sot mundësinë për të mos e lejuar atë. 

E kaluara e kësaj gjykate nuk ka qenë inkurajuese: rrëmuja me çështjet e mandateve, vendimet që kanë lidhje me luftën e SPAK-ut me grupet korruptive kriminale, duken si belbëzime të ndrojtura. Shumë vendime të tjera që prekin qoftë edhe tangent qeverinë janë jo vetëm të ndrojtura e të paqarta, por ndonjëherë edhe pa kuptim. Këto e kanë zhytur edhe vetë Gjykatën në moçalin institucional ku qeveria e ka futur shtetin. 

Megjithatë, koha dhe rasti ia sollën ndoshta për herë të fundit mundësinë për të mbrojtur sistemin kushtetues të shqiptarëve. Është e ditur tashmë se mbi gjyqtarët ushtrohet presion, si nga pushteti, ashtu edhe nga opozita, nga publiku dhe media, por ata vetë kanë zgjedhur të jenë aty. Tani u takon atyre të dalin përballë plumbit të marrëzisë sociale dhe politike që ka kapluar vendin. 

Nëse kjo çështje mbulohet me terr informativ, ky është një ogur i keq. U takon të shprehen shpejt dhe qartë, pa u fshehur pas labirinteve procedurale dhe vendimeve pa guxim.
Në test është vetë ekzistenca e tyre. 

Kanë rastin e jetës për të rikuperuar autoritetin e gërryer — dhe nëse nuk e bëjnë, atëherë e udhës është të largohen. Me turp historik. 

 

Next Post
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: E di Malësia e Gjakovës ç’ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është

Gjuha e urrejtjes ndaj gjyqtarëve/ Beqiri: E frymëzoi Sali Berisha me “shkollën e plepave”

Comments 1

  1. ppa says:
    6 months ago

    Edhe Komisioni i Venecias nuk do fliste me kaq kompetence sa flet kjo analistja. Kjo meriton ate shprehjen …… zonje te kepucet / llogjet , leri analizat!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In