• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykata Kushtetuese përballë Reformës në Drejtësi !

by Fatmir Merkoçi
June 24, 2021
in Aktualitet, Kryesoret, Opinion
0
Nga Fatmira Hajdari te Lazër Sallaku/ Lista me 120 gjyqtarët që do t’u hapen çështjet që kanë gjykuar
2
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Në seancën e datës 23 Qershor, Gjykata Kushtetuese pezullon gjykimin për Zgjedhjet Lokale të 30 Qershorin. Ky pezullim, nuk u bë për të bërë shqyrtim të thelluar. Dhe, nuk u bë as për procedurë, por mbi bazën e arsyetimit absurd: Të pyesim Venecian! Duket se kjo përbën një precedent tej e të rrezikshëm, si për vetë këtë gjykatë, ashtu dhe për vetë Reformën.

E kam shkruar dhe më parë se, kemi një reformë të dështuar. Arsyet dhe pse kanë vite që i kam shtjelluar, këtu po sjell vetëm një: Kjo reformë nisi pa bazë ligjore. Le ti kthehemi këtij vendimi. Cilat janë arsyet? Pse u desh marrë ky vendim dhe pasojat që do sjell më pas.

Në pamje të parë, duket se brenda trupit gjykues ka mosmarrëveshje. Vetë gjyqtarët e saj, janë o të paaftë profesionalisht, ose të kapur politikisht. Për gjykimin tim, të dyja qëndrojnë. Pasi të dyja çojnë në vendimmarrjen e këtij vendimi.

Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë i drejtësisë. Ashtu siç e kemi thënë, nga vendimet e saja, burojnë dhe vendimet e gjykatave të tjera më të ulëta. Të thuash se ishte një vendim i cili i përshtatet paaftësisë, nuk ka logjik pasi do dilte me një vendim të paqartë ( siç bëri me vendimin e çështjes së mosdekretimit të ministrit Cakaj). Por me sa duket, ky është vendim politik. Përse them politik?

E para, të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, janë zgjedhur sipas preferencave politike. Nuk janë shprehur në asnjë moment, qoftë si profesionist por, as si qytetarë, mbi Reformën në Drejtësi. Si njerëz të përzgjedhur, ata do ti binden kurdo urdhrit të “ padronit”. Gjë që është bërë e modës në drejtësinë tonë.

Kur pas 3 vjetësh, u rihap kjo gjykatë, të gjithë jo vetëm e uruan por, e cilësuan si një arritje të reformës. Euforia shkoi deri aty sa u tha se nuk kanë rëndësi gjyqtarët por, mjafton që u hap kjo gjykatë. Dhe sot, ne kemi një gjykatë që e shpall veten “vasale të Komisionit të Venecias”

Por përse duhej ky vendim?

Dihet që në Gjykatën Kushtetuese janë mjaft padi për t’u shqyrtuar. Është kërkesa e Presidentit për legjitimitetin e këtij Kuvendi. Nga ana tjetër, edhe kërkesa e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Pa përfshirë Ligjin për Teatrin, të P.P.P.-ve e të tjera. Në dy të parat, Gjykata Kushtetuese duhet të dali me vendim dhe këto sot, janë tepër të nxehta dhe tepër delikate për situatën.

Pra, me këtë vendim të fundit, Gjykata Kushtetuese tregon se këto çështje, jo vetëm që nuk do ti gjykoj vetë, por do t’i zvarrisë ato duke i dërguar në Venecia. Kjo do ti japë kohë palëve në gjykim që të bëjnë luftën politike. Ta akuzojnë gjykatë për paaftësi, apo dhe për ndikim politik. Gjë që do të bëjë të mundur, tejzgjatjen apo gjetjen e kompromisit politik për vendimin. Dhe e gjitha shkarkohet me justifikimin e interpretimit që i bën Komisioni Venecias. Ku jo rrallëherë, bëjnë dhe përkthime të ndryshme.

Reforma në Drejtësi u trumpetua si një domosdoshmëri. Si një reformë që do shkëpuste gjyqësorin nga politika. Si një drejtësi që do jepte drejtësi. Si një reformë që do kthente besimin e njerëzve tek drejtësia e re. Tashmë ndodhi e kundërta: Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, tregon qartazi se ajo shpall vasalitetin e saj. Por si gjykata më e lartë, e si mbrojtëse e Kushtetutës dhe e shtetit, vasaliteti i saj, është vasaliteti i vetë shtetit. Tashmë gjithkush ka të drejtë të mos këtë iluzione mbi paanshmërinë e gjykatave. Kjo ishte “vula” e dështimit të kësaj reforme. Reformë e nisur keqazi dhe e bërë nga të tjerët e jo shqiptarët. Reformë që u bë veç në letra. Një reformë, e cila mbylli dyert për shumë e shumë njerëz të ndershëm. Një reformë që nuk u bë nga shqiptarët. Reformë që votohet nga një Kuvend që komandohet nga SMS-të e lozhave të asaj salle.

Tashmë mund të shkruaj qartë se ky vendim, apo kjo lëvizje e Gjykatës Kushtetuese do këtë pasoja të rënda. Jo vetëm për drejtësinë por, për të gjithë vendin. Pasoja që sot dhe mund të mos të jenë të dukshme për njerëzit që s’kanë lidhje me drejtësinë. Por të dukshme për çdo njeri të drejtësisë që, nuk i sheh gjërat me syrin partiak. Koha vërteton gjithçka.

*Avokat

ShareTweetSend
Previous Post

Zbulohet një pjesë e strukturës së COVID që ishte “fshirë”, studiuesi i njohur hedh dritë mbi këtë mister

Next Post

Ndryshimi i ligjit për OJF-të gati, Gjonaj: Rritet transparenca për të shmangur pastrim parash!

Next Post
Ndryshimi i ligjit për OJF-të gati, Gjonaj: Rritet transparenca për të shmangur pastrim parash!

Ndryshimi i ligjit për OJF-të gati, Gjonaj: Rritet transparenca për të shmangur pastrim parash!

Rama kërkon 75 mandate, Braçe: Beteja jonë është në qendrën e votimit

“Ç’lidhje ke me Nolin ti, shko..."/ Braçe i përvishet komentuesit: Më vjen anash mua. Shihu në paqyrë, mëson më shumë për veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Kufiri detar me Greqinë, eksperti: Çështje pezull që mund të ndikojë në integrimin e Shqipërisë
  • Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?
  • Protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për 3 orë aksi Kakavijë-Janinë
  • Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela
  • Rama publikon pamjet: Po ndërtohet Qendra e Madhe e Eventeve në Korçë, ‘motor’ i ri kulturor dhe ekonomik për qytetin
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi