• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Kushtetuese, në thelb po gjykon ndërhyrjen e prokurorisë në pushtetin politik në Shqipëri

by Mero Baze
09/10/2025 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi sot dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet në Tiranë më 9 Nëntor, duke lajmëruar se do të shqyrtojë çështjen në themel më 31 tetor.
Vendimi ka ngritur pikëpyetje të mëdha për zgjedhjet më 9 Nëntor në Tiranë, edhe pse Partia Socialiste e ka marrë qetë, duke qenë e bindur se më 31 tetor, Gjykata do ta rrëzojë ankimin e Erion Veliajt për atë që ai e quan shkarkim të padrejtë nga detyra e Kryetarit të Bashkisë për shkak të mungesës si i paraburgosur.
Sali Berisha, i cili është më shumë i gëzuar që nuk do ketë zgjedhje, sesa për cilësinë ligjore të vendimit të Gjykatës, e ka përshëndetur atë me entuziazëm. 

Në fakt, Gjykata Kushtetuese ka marrë sot një vendim më të vështirë se ai që do të marrë më 31 tetor. Duke pezulluar Dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 9 Nëntorit, gjykata e ka parë të lidhur vendimin për pezullim të zgjedhjeve me vendimin e Këshillit të Ministrave që kërkon shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Nëse donte ta ndihmonte qeverinë në këtë rast, ajo mund ta ndante dekretin për zgjedhjet nga shkarkimi i Veliajt dhe ta injoronte kërkesën për pezullim, duke u thënë që ndaj dekretit të presidentit mund të ankoheshin në gjykatë administrative. Fakti që e kanë parë si akt të ndërlidhur me vendimin e qeverisë, tregon se Gjykata Kushtetuese e sheh problemin dhe vetë vendimmarrjen e qeverisë për zgjedhje. Në këtë frymë, nëse do ta konsiderojmë Gjykatën serioze, ajo është e detyruar të shpallë të pavlefshëm edhe shkarkimin më 31 Tetor. Por për këtë nuk duhet vënë bast. 

Siç ka shkruar dhe shtypi, kjo është çështje numrash brenda gjykatës dhe jo aq shumë çështje parimore, dhe disa lojëra me mosplotësimin e vendeve që kanë ngecur në procedura bllokuese nga ankimimet, mund të çojnë edhe në ndonjë vendim tjetër që natyrisht do ta turpëronte Gjykatën. 

Në të gjitha rastet, edhe nëse më 31 tetor Gjykata hedh poshtë ankesën e Erion Veliajt për shkarkim, duhet një dekret i ri nga Presidenti për zgjedhjet, dhe ai duhet së paku një muaj para datës së zgjedhjeve. Kështu në versionin më të mirë për qeverinë kemi zgjedhje javën e parë të Dhjetorit, në versionin më të keq më 2027. 

Sidoqoftë, pa e paragjykuar atë, mund të themi se vendimi i sotëm është më i vështirë dhe profesionalisht më i plotë sesa vendimi që do kenë për të shqyrtuar çështjen në themel më 31 Tetor. 

Përtej kësaj, është mirë që politika të qetësohet dhe të mos e kthejë në betejë politike betejën kushtetuese të një qytetari nën akuzë.
Shqetësimi se “Tirana nuk mund të mbetet pa kryetar” është një shqetësim politik, jo shqetësim kushtetues. Kushtetuta nuk njeh ankthin elektoral si kriter për drejtësi. Përkundrazi, ajo ngarkon gjykatat që t’i qëndrojnë larg presioneve politike dhe të mbrojnë ekuilibrin institucional – edhe kur kjo është e pakëndshme për pushtetin. 

Kriza e sotme lindi jo sepse qyteti mbeti pa kryetar, por sepse një degë e pushtetit të drejtësisë, mori një vendim jo proporcional, që në vend të peshonte interesin publik, e injoroi atë krejtësisht. Me një vendim të vetëm u arrestua jo vetëm qytetari Erion Veliaj, por edhe mandati demokratik i 160 mijë qytetarëve të Tiranës që e zgjodhën.
Kjo është thelbi i padrejtësisë: kur drejtësia harron se çdo vendim i saj prodhon pasoja të drejtpërdrejta mbi shoqërinë që i shërben. 

Pushteti gjyqësor duhet të jetë i pavarur, por kurrsesi i shkëputur nga realiteti dhe morali shoqëror. Drejtësia nuk është laborator i ftohtë formalizmash. Ajo është mekanizëm jetik që mban në ekuilibër lirinë dhe rendin. Kur ky ekuilibër prishet, shkatërrohet besimi, paralizohet qeverisja dhe rrënohet ndjenja e të drejtës. 

Sot është bërë e qartë se arresti i një kryetari bashkie në detyrë – pa prova të prekshme, pa afat dhe pa proporcionalitet, ka prodhuar pasoja të rënda për vetë qytetin. Tirana, me gjithë potencialin dhe përgjegjësitë e saj, po mbahet peng për një qëllim që s’ka lidhje me drejtësinë, por me kalkulimin politik të atyre që duan të përfitojnë nga kjo krizë. 

Erion Veliaj duhet të hetohet, dhe gjykohet, por i lirë dhe në detyrë. Hetim i hapur, transparent dhe i mbikëqyrur çdo ditë nga institucionet, po, por pa shfuqizuar vullnetin sovran të qytetarëve. Sepse askush, as gjykata, as politika, nuk mund të caktojë afatin e një mandati që buron nga vota e popullit. 

Kjo është arsyeja pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është më shumë se çështje ligji, është çështje drejtimi për shtetin. A do të vendosë kufijtë e politikës ndaj Kushtetutës, apo do të heshtë duke e lënë vendin të rrëshqasë drejt një politike që s’është më kushtetuese, por thjesht politike rruge, që një shtet ligjor s’e njeh si të tillë. 

Gjykata Kushtetuese në fakt është duke gjykuar, ndoshta pa dëshirën e saj, sistemin e drejtësisë dhe përzierjen e politikës në të. Dhe një drejtësi e cila me frymëzim politik arreston një kryebashkiak të zgjedhur, ende pa u marrë i pandehur dhe ende pa u gjykuar, nuk mund të amnistohet nga pushteti me arsyetimin se ka krijuar pasoja të rënda në qeverisjen e Tiranës. Për pasojat e një vendimi të rëndë të drejtësisë (dhe këto janë pasoja vërtet të rënda dhe për kryeqytetin), nuk mund të hedhim një hap tjetër antikushtetues, por duhet të rikthejmë kushtetutshmërinë në vend dhe pastaj ata që e gatuan këtë çorbë të mbahen përgjegjës edhe për lënien e kryeqytetit pa kryetar. 

Në një Republikë prokurorësh, nuk mund të bëhen të gjithë shërbëtorët e tyre, përfshi qeverinë dhe Presidentin, vetëm që të mbulojnë një krim kushtetues të prokurorëve. Ajo patate e nxehtë duhet lënë në duart e tyre dhe ata duhet të përballen me drejtësinë si njerëz që vendosën të bëjnë politikë me detyrën e tyre dhe jo drejtësi.
Për këtë arsye vendimi i Gjykatës Kushtetuese më shumë sesa për Erion Veliaj, vlen për të ndalur Republikën e Prokurorëve që të mos uzurpojë stemën e Republikës së Shqipërisë. 

 

Next Post
Makinat në trafik deri në 24 orë! Bllokimi më i madh i të gjitha kohërave, imazhe të pabesueshme (VIDEO)

Makinat në trafik deri në 24 orë! Bllokimi më i madh i të gjitha kohërave, imazhe të pabesueshme (VIDEO)

Comments 1

  1. Nesti Duman Olsi Angoni says:
    2 months ago

    Siç i thotë Sali Berisha, DUM DUMAN, po i kujtojmë këtijë të fundit, në mbyllje të mandatit të tijë si SHEF SPAKIST, se ç’bëri për 21 janarin, sepse është PROKUROR dhe veteran me këtë çështje qysh se ndodhi para 14 vjetëve.
    Pra, përfundimisht zoti Dum Duman, ke 14 vjet që heton 21 janarin duke shkelur çdo afat proçedurial, me gjithë vendimin e Strasburgut dhe të urdherit të Gjykatesse Lartë, dhe përseri ju, nuk PIRDHNI por po mbuloni krimin shteteror të Sali Berishes.
    A nuk ka ardhur koha që Dumani të merret i pandehur sikur vetëm për këtë çështje ?
    Ju po denoni njerëz për një arkë peshk (që ju hyftë peshku me hala në bythë) dhe nuk merreni me kryekriminelin Sali Berisha që ka kryer krim të rëndë me katër të vrarë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

December 20, 2025
DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

December 20, 2025
SHBA kryejnë sulme masive kundër ISIS-it në Siri: Nëse shënjestroni amerikanët, do t’ju vrasim pa mëshirë

SHBA kryejnë sulme masive kundër ISIS-it në Siri: Nëse shënjestroni amerikanët, do t’ju vrasim pa mëshirë

December 20, 2025
Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

December 20, 2025
Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

December 20, 2025
“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

December 20, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në punë do të keni mundësi të merrni iniciativa që do të vlerësohen nga të tjerët! Mos hezitoni të.. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot

December 20, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

December 20, 2025
Vladimir Putin gati të takohet me Zelensky-n: Le të vijë në Moskë!

Habit Putin: Besoj në Zot dhe është rus! Jam i dashuruar, besoj në dashuri me shikim të parë

December 20, 2025
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Sali Berishën, i ka gënjyer mbështetësit

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In