• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Kushtetuese merr në dorë opinionin e Venecias, vendos për Vettingun të enjten

by Java News
19/12/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund, me një javë me vonesë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë marrë në dorë opinionin e Venecias në lidhje me ligjin e Vettingut. Ligji do të diskutohet ditën e enjte dhe do të vendoset nëse do të kërkohet shfuqizimi apo lënia në fuqi e lgijit më të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

Shpallja e këtij vendimi do të vijë fill pas diskutimeve të së enjtes, ku pritet vendimi për ankimimin e bërë nga PD, e cila pretendon se ligji është në kundërshtim me Kushtetutën.
Lajmi për opinionin pozitiv të Venecias është zbardhur nga media që javën e kaluar, teksa vetë kreu i Gjykatës Kushtetuese do të shprehej në media se dokumenti zyrtar nuk kishte ardhur.

Madje në një prononcim për një medium të vendit, Bashkim Dedja do të shprehej se Komisionit të Venecias i kishte ndodhur një problem teknik me internetin dhe ndaj nuk kishte ardhur zyrtarisht dokumenti.

Opinioni i Venecias është një “amicus curiae”, një vlerësim që nuk ka trajta ligjore apo sanksionuese, por që përsëri, mbetet një dokument i vulosur i ekspertëve më të mirë të kontinentit për çështjet ligjore.

Opinioni në fjalë dha një vlerësim pozitiv për ligjin e hartuar nga ndërkombëtarët vetë, duke thënë në pak fjalë se Vettingu nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit apo Koventën e të Drejtave të Njeriut, një pretendim ky i opozitës./java/a.k

Opinioni i Komisionit të Venecias

Në lidhje me çështjen e konfliktit të interesit dhe skualifikimin e mundshëm të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias nënvizon se të gjithë gjykatësit kushtetues, sipas Kushtetutës dhe ligjit të Vettingut, do të jenë subjekt i ligjit të Vettingut që siguron rivlerësimin e çdo gjykatësi në Shqipëri, përfshi gjykatësit e Kushtetueses.

Ndaj,konflikti i mundshëm i interesit mund të ndikojë këtë pozicion, jo vetëm për një ose disa gjykatës, por për të gjithë gjykatësit të Kushtetueses. Për pasojë, skualifikimi i gjykatësve të Kushtetueses për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit do të rezultonte në përjashtimin total të mundësisë së rishikimit juridik të ligjit të Vettingut në kuadër të Kushtetutës. Kjo do të minojë garancitë që ofron një rishikim funksional juridik ilegjislacionit. Kjo situatë mund të konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si një “rrethanë e jashtëzakonshme”, gjë që mund të kërkojë devijimin nga parimi i skualifikimit në mënyrë që të shmanget mohimi i drejtësisë.

Përsa i përket përfshirjes së organeve që konsiderohen si nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv gjatë procesit të rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në lidhje me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, analiza e tekstit të ligjit të Vettingut tregon se pavarësisht përfshirjes së Drejtorisë së Informacionit të Kualifikuar apo Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurisë në procesin hetues dhe kërkimet filestare për prova, vlerësimi i informacioneve të mbledhura prej tyre i mbetet komisionit të pavarur dhe Dhomës së Apelit, e cila zotëron të dy karakteristikat e një trupi juridik dhe pushtetin, të verifikojë veten dhe provat e mbledhura nga organet ekzekutive. Mbi këtë bazë, mund të dilet në përfundimin se, sistemi i ngritur nga ligji i Vettingut si i tillë nuk duket të çojë deri në ndërhyrje me pushtetet gjyqësore.

Përsa i përket mungesës së mundësisë për gjyqtarë dhe prokurorë që i nënshtrohen procesit të verifikimit për të sfiduar vendimet e dhëna nga institucionet e rivlerësimit para gjykatave vendore, si në kundërshtim me nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias konsideron se përgjigja për këtë pyetje varet nga kualifikimi i Dhomës së Apelit se dhe ligji i Vettingut. Për Komisionin e Venecias, këto tekste ligjore sigurojnë elemente të mjaftueshme në mënyrë që të arrijnë në përfundimin se Dhoma e Apelit mund të konsiderohet si një Juridiksion i specializuar, i cili paraqet garancitë gjyqësore të personave të prekur nga procedura e verifikimit. Të drejtat dhe garancitë e përfshira në fushën legjislative dhe kushtetuese shihen si të gjera.

Nëse dispozitat e ligjit në lidhje me vlerësimin e së kaluarës janë në kundërshtim me nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo jo, duhet të merret parasysh se ky vlerësimi ka për qëllim të verifikoje deklaratat e gjykatësve dhe prokurorëve të cilët po vlerësohen me qëllim që të përcaktoje nëse ata kanë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Si i tillë, ky është një synim legjitim në përputhje me paragrafin 2 të nenit 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (në interes të sigurisë kombëtare, sigurisë publike, parandalimin e trazirave apo krimeve ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve).

Komisioni i Venecias e konsideron të domosdoshme nëse grupi i punës i cili ka një rol kryesor në vlerësim është i përbërë kryesisht nga personeli i sigurisë, me funksione nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve të ri-vlerësimit dhe se i gjithë materiali përkatës ështe vënë në dispozicion para grupit të punës. Komisioni i Venecias është i mendimit se ndërsa vlerësimi i së kaluarës është padyshim imponues, nuk mund domosdoshmërisht të shihet si një ndërhyrje të pajustifikueshme në jetën private ose familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kundërshtim me nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Next Post
Keira Knightley e lumtur për rikthimin në “Pirates of the Caribbean”

Keira Knightley e lumtur për rikthimin në “Pirates of the Caribbean”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In